Politikë

Basha-Ramës: Më ke frikë se të kam mundur! Meta dhe Berisha e kanë fajin që ti je aty, shko bashkohu me ta bëni bashkë 'trekëndëshin e Bermudeve

28 Tetor 2021, 11:32| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 21:04

  • Share

Ilaritet ka krijuar në Kuvend debati mes Ramës dhe Bashës. Kryetari i PD-së duke iu drejtuar Kryeministrit i tha ai kërkon të ketë përballë Metën dhe Berishën se e ka frikë atë pasi e ka mundur në 2011.

Sipas Bashës, janë Sali Berisha dhe Ilir Meta ata që e kanë fajin më të madh që Rama është në pushtet, ndërsa ai ka fajin më të vogël.

"Ke hall ti historinë e PD-së. Thuaje më ka marrë malli për Sali berishën dhe Ilir Metën. Shko dhe ti në foltore dhe bëj foltoren tëndë. Qani hall të tre, bëni trekëndëshin e Bermundës. Unë s'jua qaj dot hallin. Të paktën dil hapur dhe mos u fshi. Unë sta plotësoj dot, mua do më kesh përballë që të munda në vitin 2011.  Disa miq i ke ti por disa miq i kam edhe unë. Nëse unë të dukem i fortë nuk është faji im, por i dobët s'kam qenë asnjë herë. Kam dhe unë pjesën time të fajit që ti je këtu, por kam pjesën më të vogël, pjesën më të madhe të fajit e kanë dy brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës ", Basha.

Ky është sulmi i parë i drejtëpërdrejtë i Lulzim Bashës edhe ndaj Ilir Metës, duke e lidhur atë me Berishën, një dyshe që ai tashme i lidh bashkë edhe në luftën kundër tij në Partinë Demokratike.

Presidenti Meta nuk është se ka mbajtur një qëndrim të hapur, me deklaratë konkrete, por 'Foltores' së Sali Berishës, por me disa gjeste të tij ka treguar mbështetje.

Një ditë pas foltores së Berishës në Durrës, Meta i dha një drekë në Presidencë shqiptaro-amerikanes, Evi Kokalari, e cila në krah të Berishës bëri akuza shumë të forta në drejtim të Lulzim Bashës, duke thënë se ai e ka "shitur" Berishën për të mbyllur dosjen e tij që kishte në SHBA, sa i përket lobimit rus.

Ora 21:01
Patozi: Basha, pirati tokësor që lexon emra në Kuvend që të ‘kolliten’ në doganën e kunatit

Astrit Patozi e ka cilësuar Lulzim Bashën si ‘pirat tokësor’ që përmend emra ‘peshkatarësh’ (biznesmenë) në Kuvend që t’u vendosur gjoba, të cilat më pas mblidhen nga kunati i tij.

Reagimi i Patozit erdhi pasi Basha krahasoi Ramën, Berishën dhe Metën me Trekëndëshin e Bermudës. Me ironi Patozi shkruan se Basha ka 16 vjet duke pritur në breg çdo anije, që shpëton nga stuhitë, për t’u marrë atyre, jo vetëm peshkun por dhe të ‘kolliten’ në doganën e kunatit.

“Ia mbërritëm më në fund edhe kësaj dite, që Lulzim Basha të flasë për rrezikun e trekëndëshit të Bermudës. Të drejtë ka Lul parimori, por kjo vlen vetëm për peshkatarët, që zgjedhin të gjuajnë brenda hapësirës së tij. Të cilët mund ta paguajnë edhe me jetë çmimin e lundrimit në mes të rrezikut, por ata e dinë qysh në fillim dhe e kanë bërë vetë atë llogari. Por jo për të tjerët. Dhe aq më pak për Lulin, si pirat tokësor, i cili ka 16 vjet duke pritur në breg çdo anije, që shpëton nga stuhitë, për t’u marrë atyre, jo vetëm peshkun, por për t’u shkulur edhe rrjetat, kur është mundësia. Ndaj edhe sot, jo rastësisht, menjëherë pas metaforës për Bermudën, u lexuan në parlament disa emra “peshkatarësh” me potencial të madh për t’u kollitur në doganën kurdoherë vigjilente të kunatit. Një faturë e kripur, të cilën ata tashmë të gjithë e kanë mësuar se i pret përherë në port, edhe në rastin fatlum po të arrijnë të shpëtojnë gjallë nga trekëndëshi i vdekjes”, shkruan Patozi.

Kryedmeokrati Lulzim Basha ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza ndaj Ramës, Berishës dhe Metës, duke thënë se ata të tre krijojnë trekëndëshin e Bermudës. Ky ishte sulmi i parë i drejtëpërdrejtë i Lulzim Bashës edhe ndaj Ilir Metës, duke e lidhur atë me Berishën, një dyshe që ai tashme i lidh bashkë edhe në luftën kundër tij në Partinë Demokratike.

Ora 13:45
Nishani kritika Bashës: Barazoi Ramën me Berishën, e shpalli si të keqen 30-vjeçare të këtij vendit

1632132861_nishani.jpg

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas fjalës së Lulzim Bashës në Kuvend i cili u shpreh se Meta dhe Berisha janë fajtor që ai është ende në krye te vendit. Nishani thotë se Basha e barazoi Berishën me Ramën, duke e cilësuar tradhëti të rëndë. Nishani i bën thirrje deputetëve të PD-së që ende e ndjejnë se përfaqësojnë vullnetin dhe votën e demokratëve shqiptarë, të distancohen nga projekti ogurzi i rilindjes dhe Edi Ramës, për asgjesimin e Partisë Demokratike.

'Lulzim Basha deklaroi sot edhe publikisht, atë që kishte bashkëpregatitur prej kohësh me pengmarrësin e tij. E barazoi Sali Berishën me Edi Ramën ! L. Basha e shpalli atë si të keqen 30 vjeçare të këtij vendi. Kjo nuk është tradhëti, se edhe tradhëtia apo tradhëtarët e kanë një lloj dimensioni, të lig, por e kanë. Në modelin e L. Bashës edhe tradhëtia ndihet e fyer po ta krahasosh..

Të gjithë ne, që e kemi denoncuar, kritikuar, kundërshtuar L. Bashën për të gjitha të zezat që ai i ka shkaktuar Partisë Demokratike, kurrë nuk e kemi barazuar atë me Edi Ramën sepse ky i fundit i ka shkaktuar çdo gjëmë këtij vendi, shteti e kombi.  L. Basha i kapur peng prej tij, thjesht ishte kthyer në një asgjesues të alternativës politike duke asgjesuar Partinë Demokratike.

Sot është dita t’u bëjmë thirrje të gjithë atyre deputetëve që ende e ndjejnë se përfaqësojnë vullnetin dhe votën e demokratëve shqiptarë, të distancohen nga projekti ogurzi i rilindjes dhe Edi Ramës, për asgjesimin e Partisë Demokratike, të së djathtës shqiptare, të alternativës politike, të vetë pluralizmit në Shqipëri, për shkak të një pengu! Të shpëtojmë sa më parë PD që të shpëtojmë Shqipërinë.'- shkruan Nishani.

K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?