Franco Lerda dhe Dritan Mehmeti

Sport

Plas grushti pas ndeshjes Partizani- Kukësi, Lerda i nxjerr inatin ndihmësit të tij

28 Tetor 2019, 21:59| Përditesimi: 28 Tetor 2019, 22:36

  • Share

TIRANË- Trajneri Lerda është konfrontuar fizikisht deri dhe në grushta me ndihmësin e tij Dritan Mehmetin. Sherri ka ndodhur fill pas ndeshjes Partizani- Kukësi, të cilat u ndanë në një barazim pa gola dhe në ambientet e brendshme të stadiumit Selman Stërmasi janë goditur me njëri- tjetrin. 

Nuk dihet shkaku që ka çuar deri në degradimin e këtij sherri në grushta, por është dashur ndërhyrja e pjestarëve të ekipit dhe lojtarëve për të ndarë trajnerin nga zv.trajneri. Në fakt Lerda nuk ka qenë i qetë gjatë ndeshjes ndaj Kukësit pasi ishte jo vetëm aktiv por dhe mjaft nervoz, saqë në minutën e 75' u dënua me karton të verdhë. Ai për një çast u nervozua me trajnerin kundërshtar, Shpëtim Duron me pretendimin se lojtarët e klubit verilindor po vononin lojën qëllimisht.

Kjo nuk është hera e parë që Franco Lerda kapet me ndihmësit e tij, pasi pak kohë më parë u përlesh me Dritan Mehmetin dhe Corado Sakonen por ky i fundit u shkarkua. Tashmë mbetet të shihet se kësaj radhe për kë do të marrë klubi masa. Pavarësisht se Partizani barazoi 0-0 ndaj Kukësit mbetet në vend të parë me 18 pikë. 

Komento

Komente

  • Cuni: 29/10/2019 00:10

    Te zihesh me nje cun si Tan Mehmetin je ordiner palaco klubi duhet terheqi veshin kti legeni trajner

    Përgjigju
  • ROMA: 28/10/2019 22:22

    o shqiptar qe sndroshe kurr ,jane zene se kan dashur te shesin ndeshjen nuk kane rene dakorte HHHHHHAAAAAAA O SHQIPETAR NUK BEHESH KURE NJERI ---------

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?