Çim Peka dhe Belind Këlliçi

Politikë

Plas në PD, Çim Peka sulmon Belind Këlliçin: Po sillesh siç do Rama, ai ka blerë shefat tanë në Perëndim

28 Korrik, 23:20| Përditesimi: 29 Korrik, 09:48

  • Share

Çim Peka, drejtuesi i medias së familjes Berisha ka sulmuar ashpër ata deputetë që po shpallin arrestime në studio televizive. Peka, ka qenë shumë i ashpër në adresimin e tij, që duket qartë se bëhet me urdhër të Berishës dhe i drejtohet Belind Këlliçit, por dhe të tjerëve që flasin mirë për SPAK dhe GJKKO.

Në një postim në rrjetet sociale, Çim Peka thekson se PD është tradhtuar nga aleatët e saj në Europë që kanë lejuar Ramën të qeverisë, duke braktisur luftën ndaj korrupsionit.

Drejtuesi i medias së familjes Berisha shkruan se duhet të kuptojnë se deputetët e opozitës duhet të sillen si Akademi Politike dhe jo si gazetarë kronike që njoftojnë arrestime. Ai shkon edhe më tej, duke akuzuar Këlliçin e të tjerë se nuk po sillen si deputetë opozitarë, por ashtu siç i duhen Ramës, duke i dhënë zë narrativës se SPAK po punon.

“SPAK po punon, por jo si institucion që lufton korrupsionin por si pjesë e “Akademisë kriminale të PS. Po nuk e kuptuat këtë dhe po nuk u sollët mbi këtë realitet, jeni fiks pjesa që i duhet Ramës në ‘opozitë’”, u thotë Peka deputetëve demokratë.

Deklarata e Çim Pekës vjen pasi Këlliçi deklaroi në një intervistë televizive se ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund të arrestohet për korrupsion para se të shkelë në Parlament dhe të nisë mandatin e tij të parë si deputet, në shtator.

Postimi i plotë 

Deputetet e opozites si “gazetare kronike” dhe SPAK si “burim informacioni” brenda Akademise Kriminale te PS!

Partia Socialiste vertete eshte nje “Akademi Kriminale”, por ne llojin e tyre jane te disiplinuar. Nderkohe opozita dhe deputetet e saj duhet te kuptojne te sillen si “Akademi Politike” dhe jo si gazetare kronike qe na njoftojne per “arrestimet” sipas burimeve te tyre ne Shtator apo Tetor.

Deputetet e opozites kur ta kuptojne qe SPAk ishte thjeshte OFL e radhes ne sherbim te zgjedhjeve per Ramen, duhet ta ndajne mendjen nese jane me demokratet qe i votuan apo me diplomatet qe i ftojne per kafe dhe ju thone se:

“Opozita ka te drejte, por Rama ka blere shefat tane ne kancelarite perendimore e nuk kemi cfare bejme”!

A e dini qe diplomatet e huaj tani thone neper takime formale se:

“Nuk jemi te interesuar me per denimet e politikaneve por per denimet e grupeve kriminale, se Presidenti Trump i ka shpallur grupe kriminale”?

A e kuptoni qe kur silleni si gazetare kronike me burime nuk silleni si deputet opozite por fiks sic i duheni Rames dhe Dumanit.

I jepni ze narratives se SPAK po punon.

SPAK po punon, por jo si institucion qe lufton korrupsionin por si pjese e “Akademise kriminale te PS. Po nuk e kuptuat kete dhe po nuk u sollet mbi kete realitet, jeni fiks pjesa qe i duhet Rames ne “opozite”.

Bete protesta 3 muaj per “5D” para Bashkise, beni proteste 3 muaj para Kryeministrise per “5M” (Rama-Bela-Balla-Manasterliu-Krifca”, dhe shikojeni a vepron SPAK!?

PS: Kisha rene dakort ne nje takim ne dukje korrekt me Dumanin qe pas zgjedhjeve do vinte ne interviste live, dhe une i lire t’i beja te gjitha pyetjet. Sigurisht qe e dija rezultatin, qe pas zgjedhjeve do kalonte ne heshtje. Nuk mund te perballet ne nje interviste pa kompromise edhe po te marre te gjithe prokuroret e SPAK. Edhe ata qe ndiqnin intervisten e pare te Ahmetaj me ëiski perpara dhe te lehtesuar ne fund qe nuk tha emra. Nuk dalin dot ne nje perballje te vertete. Se te nesermen nuk jane me prokurore, te pakten jo per opinionin!

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?