Gazmend Bardhi dhe Endri Hasa

Plas në PD, 'tërbohet' Gaz Bardhi, bën sherr edhe me ish-deputetin e Elbasanit

3 Dhjetor 2020, 17:09| Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 17:16

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi tashmë duket se është bërë një mollë sherri për shumë personazhe të Partisë Demokratike.

Pas akuzave ndaj tij drejtuar nga Shkodra, Korça, Vlora, Durrësi Dibra dhe Tirana për manipulimin e zgjedhjeve, për manipulimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet, qendrimeve të forta të doktor Halim Kosovës, duket se një konflikt tjetër ka plasur në partinë e Lul Bashës.

Sherri ka ndodhur mes Gazmend Bardhit dhe Endri Hasës, ky i fundit ish-deputet i qarkut të Elbasanit. Mësohet se konflikti ka lindur pasi komisioni e skualifikoi Hasën nga rruga e tij e mëtejshme për kandidat për deputet. Për këtë arsye Hasa ka bërë përgjegjës Gaz Bardhin duke e akuzuar edhe më ashpër sesa doktor Halim Kosova dhe përdorur terma fyese ndaj Gazmend Bardhit.

Zgjidhje ka kërkuar tek Lulzim Basha, i cili tashmë duhet të bëjë edhe rolin e zgjidhësit të ngërçeve mes ish deputetëve të tij me Gazmend Bardhin, i cili gjithnjë e më shumë po sulmohet nga ish deputetë, ish drejtues dhe personalitete politike të PD.

Mësohet se Basha nuk e ka lëshuar ish deputetin e tij Endri Hasa pasi dihen dhe lidhjet e forta dhe pazaret që kanë këta të fundit apo edhe histori të tjera që fillojnë me kompanitë e familjarëve të Lulzim Bashës. Konflikti duket se vazhdon, pasi është një sherr i ashpër dhe i ndezur.

Nuk është ky i pari dhe i fundit, pasi një përplasje më herët me Gaz Bardhin ka pasur edhe Ervin Salianji. Gjthashtu siç e përmendëm më lart doktor Halim Kosova por edhe personazhe të tjerë të PD që tashmë janë në një betejë direkte me sekretarin e Përgjithshëm të Lulzim Bashës i cili është kthyer në një mollë sherri për shkak të qendrimeve te tij dhe pëplasjeve të ndryshme me disa nga eksponetët kryesorë të Partisë Demokratike./CNA.al

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?