Politikë

Plas në PD, tjetër akuzë për manipulim në zgjedhjet për degën nr.2 në Tiranë! Kandidati: M’u ndryshua rezultati! Hije dyshimi për fryrjen e listave

17 Janar, 10:47| Përditesimi: 17 Janar, 15:46

  • Share

TIRANË- Një tjetër akuzë vjen nga radhët e Partisë Demokratike për manipulim të procesit zgjedhor për kryetarin e degës nr.2 në Tiranë. Pas kandidates Irma Marku e cila ishte drejtuese e kësaj dege, ka shpërthyer në akuza edhe Dritan Gazidedja, i cili në një postim publik hedh hije të forta dyshimi për manipulimin e rezultatit. Këto hije dyshimi vijnë në një kohë kur demokratët pritet të përfshihen në procesin e primareve, për të cilat ende nuk ka një datë. 

Ndërsa kandidoi për kryetar dege në zgjedhjet që u zhvilluan më 11 janar, Gazidedja shkruan se jo vetëm që iu ndryshua rezultati, por nuk ka marrë asnjë sqarim. Pasi u njoftua se mori 112 vota, Gazidedja thotë se u largua, por menjëherë çuditshërisht rezultati i tij ishte ndryshuar. Ai shkruan qartë se ‘futën duart në votat e numëruara’ ndërsa të gjithë në Partinë Demokratike heshtin sikur kjo nuk ka ndodhur kurrë.

“Jam larguar menjëherë sapo mësova rezultatin tim: 112 vota. Shtëpia ime është 1 km larg PD-së. Nga momenti kur kanë bërë ndryshimet e pikëve, rreth 20 minuta pas largimit tim dhe deri tani nuk kam asnjë sqarim nga ata që e kanë për detyrë, kushtetuese, ligjore, nënligjore dhe për respektimin e rregullores, përse po fusnin duart në vota të numëruara, ndërkohë që unë duhej të isha prezent për të parë çfarë kishte ndodhur! Kam tentuar të marr informacion, por heshtje totale, sikur kjo s’ka ndodhur kurrë. Mendja e tyre”, shkruan Gazidedja.

Gazidedja hedh akuza edhe në drejtim të një gruaje, për t¡ cilën thotë se ulej në karrigen e kryetarit të Komisionit një person që ka 7 vjet që s’ka lidhje me degën 2 të Partisë Demokratike pasi banon në Astir.

“Në fakt, jo vetëm që nuk u largua, por disa herë gruaja Rovena Paci u bë kryetare komisioni dhe misionin e kryente më së miri, duke bërë sikur ndihmonte ata hallexhinjtë! Ore, kjo Rovena ka 7 vjet që s’ka lidhje me degën 2, banon në Astir”, vijon ai.

Dyshime se në këtë proces u përfshinë edhe persona të tjerë që nuk kishin lidhje me këtë degë, hodhi edhe kandidatja tjetër për kryetare Irma Marku. Ajo ngre pyetjen në drejtim të funksionarëve të lartë të PD, se kush i ka sjellë votuesit e degëve të tjera, madje edhe nga Kukësi, që të votonin për kryetaren e degës nr.2.

“Kush i ka sjellë votuesit e degëve të tjera, edhe nga Kukësi, që të votonin në degën nr.2?”, shkroi ajo. 

Për këtë proces, nga Partia Demokratike nuk ka pasur asnjë reagim pas gjithë këtyre akuzave për manipulime. Madje, kanë nisur dyshimet se është fryrë edhe lista e anëtarësisë. Në një reagim publik, gazetari pranë Berishës, Basir Çollaku hedh hije dyshimi për fryrjen e listës së anëtarësisë, por edhe fryrjen e votave me 100, të gjitha në favor të kryetares së shpallur fituese Majlinda Prendi.

Çollaku shkruan se “Në listë mungonin rreth 315 emra nga lista e degës, shumica pjesë e rithemelimit. Ishin shtuar 260 të tjerë, afërsisht 100 prej tyre jo banorë të degës dhe jo anëtarë të PD-së. Kishte emra nga rrethinat e Tiranës dhe qytete të tjera. Gjithashtu, kishte emra të panjohur për strukturat. Materialet zgjedhore u hapën pa praninë e vëzhguesve të kandidatëve. Nuk u lejuan të votojnë 132 persona.”

Pas përfundimit të procesit të votimit, Çollaku thotë se në një pako me fletë votimi dolën 100 fletë minus dhe rezultati i parë ishte ky: 657 pjesëmarrës ne votim. Irma Marku merr 329 vota, Dritan Gazidede 112 vota, Majlinda Prendi 213 vota dhe 3 vota të pavlefshme.

Me kërkesë të kryetarit të Komisionit, votat janë rinumëruar dhe çuditërisht 100 vota tepër kanë shkuar për Prendin. Nga rinumërimi numri i votuesve shkon nga 657 në 754. Gazidedes i zbresin 30 vota nga 112 në 82. Për, Markun asnjë votë ndërkohë që Prendi shkon nga 213 vota në 340, duke u shpallur fituese e primareve për degën 2.

Në këtë degë, është anëtar edhe vetë Sali Berisha, i cili për rastësi, të shtunën e 11 janarit, ditën kur do zgjidhej kryetari, ishte në disa ture në Pogradec dhe Elbasan deri vonë, dhe vetë ai nuk ka marrë pjesë në proces, që për nga denoncimet e njëpasnjëshme që janë bërë, lë dyshime të forta se fituesi ishte paracaktuar.

Përplasjet vijnë në një kohë, kur pavarësisht paralajmërimit të Berishës se primaret për të zgjedhur kandidatët për deputetë, shumë zëra të drejtuesve të PD-së jo zyrtarisht shprehin shqetësimin se primaret mund të shkaktojnë përplasje dhe pakënaqësi brenda kampit opozitar në prag të zgjedhjeve. 

Rezultati i parë sipas Basir Çollakut
657 pjesëmarrës në votim.
Irma Marku -329 vota
Dritan Gazidede-112 vota
Majlinda Prendi-213 vota
3 vota të pavlefshme
Rezultati pas rinumërimit sipas Basir Çollakut
Numri i votuesve shkon nga 657 në 754
Dritan Gazidedes i zbresin 30 vota (nga 112 në 82)
Për Irma Markun asnjë votë tepër, pra mbetet 329 vota
Majlinda Prendi shkon nga 213 vota në 340

Postimi i Dritan Gazidedjas

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lulushi Fadile Jevgēs: 17/01/2025 13:10

    Po çfar lloj vemjesh jan kta qē vazhdojn e meren me njē monstėr si bajga sali por mjaft mo mjaft ēshtē mjaft. Shporreni ktē vemje me emrin salmut shporrreni nga qarkullimi.

    Përgjigju
  • Dnananxn: 17/01/2025 12:28

    O sali le nam para zgjedhjeve pak cop cop je pal ben dhe keto do katandisesh me 23 deputet ne ter shqiperine!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?