Sheshpushimi i pallatit ku plasi kapsolla

Kronikë

Plas një kapsollë në sheshpushimin e një pallati në Tiranë, trembet banori, alarmon policinë për lëndë plasëse

5 Shtator 2021, 09:44| Përditesimi: 5 Shtator 2021, 09:47

  • Share

Një shpërthim kapsolle ka trembur banorët e një pallati në Tiranë gjatë orëve të para të mëngjesit. Në sheshpushimin e një pallati në rrugën “Njazi Meka” në zonën e Alliasit gjatë orës 03:00 të mëngjesit ka shpërthyer një kapsollë duke trembur banorët.

Kjo ka bërë që një prej banorëve të marrë policinë në telefon duke i thënë se ka dëgjuar një zhurmë shpërthimi në pallat. Menjëherë policia ka nisur ekspertët anti-eksploziv ku ka konstatuar që shpërthimi nga ndodhur nga një kapsollë- fishekzjarrë dhe nuk ka pasur as dëme materiale.  

"Më datë 05.09.2021, rreth orës 06:56, në sallën operative të DVP Tiranë ka telefonuar shtetasi K. B., i cili deklaron se rreth orës 03:00, ka dëgjuar një zhurmë në sheshpushim e pallatit në rrugën “Njazi Meka” Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dyshohet se zhurma ka ardhur si pasojë e plasjes së një kapsolle me lëndë piroteknike e konfirmuar dhe nga eksperti anti-eksploziv), pa shkaktuar asnjë dëm material. Vijojnë veprimet e metejshme për sqarimin e plotë të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?