Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut. Ngjarja u regjistrua afër nënkalimit, rreth orës 19:45, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjeteve që ndodheshin të parkuara.
Mësohet se sasia e lëndës shpërthyese të vendosur ka qenë rreth 30 gramë, e hedhur në shkurre poshtë mbikalimit. Nuk ka një objektiv të qartë dhe nuk dihet as autori që ka vedosur sasinë e tritolit
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.