Luciano Spalletti dhe Beppe Marotta

Sport
Top 24

Plas një tjetër çështje te Inter, Spalletti thuajse i larguar nga zikaltërit

4 Prill 2019, 17:24| Përditesimi: 4 Prill 2019, 17:27

  • Share

Pak orë pas fitores me shifrat 0-4 në transfertë kundër Genoa-s dhe pas rikthimit në skuadër të Icardi-t në skuadër, te Interi duket se plasur një tjetër çështje, por këtë herë edhe më e rëndë.

Mediat në Itali, më saktësisht “Sky Sports”, ka shkruar se marrëdhënia mes trajnerit Luciano Spalletti dhe administratorit Beppe Marotta ka prekur fundin. Lajmi është raportuar nga burime konfidenciale brenda klubit e gazetares  Mariangela Pira.

Arsyeja e prishjes së marrëdhënieve mes Spalletti-t dhe Marota-s është se trajneri nuk zbaton urdhrat e delegatit në daljet publike për mediat.

“Në këtë moment marrëdhënia mes tyre është inekzistente, Marota dhe Spaleti janë thuajse të huaj për njëri-tjetrin. Spaleti jo vetëm që nuk bën asgjë nga ato që i kërkon Marota, por del në televizione dhe bën të kundërtën. Është me fat që nuk largohet që sot,”-ka shkruar Pira në “Twitter”.

Ndërkohë përsa i përket mundësisë së uljes së Conte-s në pankinën zikaltër gazetarja shkruan: “Pyeta burimin tim në në lidhje me Konten dhe nuk më mohoi asgjë. Përgjigja e tij ishte “Interi mbi të gjitha.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?