Big Brother Vip Albania, reality show më i famshëm dhe më i ndjekur në ekranet mbarë shqiptare që nisi me 24 dhjetor në Vigjilje të Krishtlindjeve ishte programuar se do të zgjaste vetëm 100 ditë por finalja e madhe u shty deri në mes të muajit Maj.
Para pak ditësh 3 nga banorët festuan 100 ditë qëndrimi dhe ka mbetur vetëm 1 muaj rrugëtim deri në finalen e madhe.Tashmë brenda lojës banorët po bëjnë llogaritë e tyre. Duke u përpjekur që të kenë të paktën një vend si finalistë të këtij rrugëtimi të gjatë dhe të mundimshëm.
E teksa loja vijon nën rrjedhën e strategjive të banorëve, jashtë shtëpisë po flitet se kush do të jenë 4 finalistët e këtij viti. Në media thuhet se katër finalistët do të jenë Luizi, Bledi, Dea dhe Kristi.
Deri para daljes së Oltës nga Big Brother, dy vende ishin siguruar për në finale, pasi publiku i gjerë ishte ndarë në dy grupe, disa me Oltën dhe disa me Luizin.
Por dalja e Oltës me kërkesë të saj për shkak të mallit për djalin dhe ngarkesës psikologjike për ta vazhduar rrugëtimin nxitën ndjekësit dhe fansat e spektaklit të diskutonin për finalistët.
Krahas Luizit dhe Oltës, shumë e diskutuar ka qenë edhe Dea, Jori dhe Kristi.
Ndërkohë që hipoteza me emrat e finalistëve deri më tani është shpërndarë, duke mos hasur në përgënjeshtrime. Ajo që vihet re në listën me 4 personazhe, është mungesa e emrit të Qetsorit, një ndër personazhet më të folur dhe më të komentuar.