Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet një përleshje fizike mes gazetarit Ilir Demaliaj dhe ish-deputetit Kujtim Gjuzi.
Demaliaj përpiqet ta godasë Gjuzin, por ky i fundit tërhiqet pas. Më pas Demaliaj e godet me shqelm. Një person i tretë që tenton t'i ndajë shihet teksa bie në shesh.
Ende nuk dihet cila është arsyeja e këtij sherri të ndodhur në hollin e një hoteli.
Kujtim Gjuzi është ish-deputet dhe aleat i Sali Berishës në këto zgjedhje, ndërsa Ilir Demaliaj është një analist politik.
Nga ana tjetër, ka reaguar dhe Ilir Demaliaj për Report Tv pas incidentit të ndodhur. Sipas analistit, i është thënë se ‘Gjuzi e ka ngacmuar në rrjetin social FB dhe i ka përmendur familjen’.
Agravimi i situatës, sipas analistit, ka ndodhur në momentin kur janë takuar dhe ka pyetur se përse shkruan kundër familjes së tij.
Pas sherrit fizik të publikuar në rrjetet sociale mes analistit Ilir Demaliaj dhe Kryetarit të Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi, ka reaguar ky i fundit. Sipas Gjuzit, analisti Demaliaj ka hyrë në ambjentet e hotelit dhe ka shkuar në drejtim të tij duke e sharë dhe fyer. Kryetari i Konservatorëve nënvizon se sipas tij, ai i ka thënë fjalë të rënda, gjatë kohës që ai shoqërohej me një grua.
Gruaja që shoqëronte Gjuzin, ishte kryetarja e degës së Tropojës Sanije Hajdarmataj. Gjuzi i ka thënë disa herë Demaliajt të tërhiqej, po ai s'ka dëgjuar.
"Isha me kryetaren e degës së Tropojës, Sanije Hajdarmataj, po diskutonim në tavolinën tonë. Hyn Demaliaj në holl dhe filloi me fyerje dhe sharje, me fjalë burrash që nuk thuhen në sy të një gruaje.
Filloi të më fyejë, i thashë se unë jam në kafe me njerëz... më sulmoi, por u tërhoqa sepse nuk doja të merrja goditje. Doli dhe kryetarja përpara, ai nuk ndaloi, më pas ika në holl, ndërhynë badigardët e Hotel Tirana dhe çdo gjë u shua. Ishte tentativë për të grushtuar dhe sulmuar, por unë ruajta qetësinë."-tha Gjuzi
Komente

Kujtim Gjuzi ēshtē njē DEBIL i ler familje mashtrusish e familje injorantēsh. Prandaj o principata e Gjuzit mēsoje se çfar soi ēshtē kasemi jot tirons Gjuz hajdari.
PërgjigjuKujtim Gjuzi Ben pjese tek pricipata Arbrit paska per ta derguar per lesh kete leshkon , zoti Gjuzi eshte danoc kush é kruan e godet me demokraci! Ka ardh koha tironsit me e tregu forcenn
Përgjigju