Douglas Luiz

Sport

'Plas' te Juventusi, Douglas Luiz rebelohet dhe nuk paraqitet në grumbullim! Gjobë dhe lamtumirë për brazilianin

24 Korrik, 14:40| Përditesimi: 24 Korrik, 14:46

  • Share

Sezoni i Juventusit filloi me një çështje të re, Douglas Luiz. Mesfushori, tashmë jashtë projektit të trajnerit Tudor pas një sezoni që kaloi më shumë në tribuna sesa në fushë, nuk u paraqit në kampin stërvitor të bardhezinjve në Continassa.

Braziliani nuk ofroi asnjë shpjegim, ai thjesht zgjodhi të mos i përgjigjej thirrjes së planifikuar për mëngjesin e 24 korrikut për të filluar vizitat mjekësore rutinë dhe sezonin e ri, ndërkohë që priste të përcaktonte të ardhmen e tij. Për këtë arsye, Juventusi do të ndërmarrë veprime kundër lojtarit.

'Zonja' pagoi rreth 60 milionë euro në verën e vitit 2024 për ta 'rrëmbyer' nga Aston Villa, por Douglas Luiz bëri 27 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat në sezonin e tij të parë në Itali, për një total prej vetëm 877 minutash në fushë, duke mos shënuar asnjë gol apo asist. Performancat e tij ishin sigurisht larg pritshmërive. Kjo është edhe arsyeja pse braziliani është në listën e lojtarëve që do të largohen dhe agjenti i tij është në Angli duke u përpjekur të gjejë zgjidhjen e duhur për të gjithë.

Pavarësisht masave të pashmangshme disiplinore që vijnë nga Juventusi për mungesën në grumbullimin parë në kampin stërvitor, koha e Douglas Luiz me bardhezinjtë mund të konsiderohet e mbaruar.

Klubet që kanë treguar interes për brazilianin janë West Ham dhe Everton. Juventusi aktualisht është i hapur vetëm për një transferim të përhershëm, por një lëvizje huazimi për të lehtësuar pagat e Juventusit mbetet një mundësi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?