Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është nisur mesditën e kësaj të diele drejt Qipros, aty ku nesër në 18:00 luan ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve.
Pas humbjes 0-3 në shtëpi kundër Rumanisë, situata në kampin e Dardanëve nuk është e duhura, teksa janë përjashtuar tre futbollistë. Arijanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë jashtë ekipit për shkak të një vendimi përjashtues për ta në lidhje me shkeljen e disiplinës.
Në një kohë kur për Kosovën duhen pikë, tre nga lojtarët e formacionit mungojnë dhe kjo nuk është hera e parë që një situatë e tillë përjetohet në kampin dardan.
Mësohet se tre futbollistët kanë qëndruar deri vonë në klubet e natës gjatë grumbullimit, ndërsa sipas IndeksiOnline, Muric ka shkuar edhe më tej duke dashur të fusë edhe femra në hotel, gjë që nuk është lejuar nga sigurimi.
Femnat ju bajn mire para neshjes ju zhdukin energjit negative.
PërgjigjuZhegrova eshte pordhac sportist,Kure nuk do gjeje me te miren po nuk i ndroi mendja
Përgjigju