Dragan Stojkovic, trajneri i kombëtares së Serbisë

Sport

'Plas' te Serbia para ndeshjes në Tiranë, trajneri Dragan Stojkovic: Jap dorëheqjen menjëherë nëse jam unë problemi

2 Qershor, 13:59| Përditesimi: 2 Qershor, 15:54

  • Share

Shqipëria dhe Serbia e futbollit luajnë në Tiranë më 7 qershor për Grupin K kualifikues në Kupën e Botës. Sfida, veç anës sportive mbart edhe emocione politike për vetë historinë mes popujve.

Në anën serbe duket se ekipi rival i tanëve nuk është në ditët më të mirë dhe qetësia mungon në grup, teksa trajneri Dragan Stojkovic ka 'shpërthyer' në konferencën për mediet duke kërcënuar me dorëheqje, pasi u akuzua për afrimet e bërë në grumbullim.

Dragan Stojkovic foli për pritshmëritë nga ndeshja kundër Shqipërisë, e cila u shpall një 'ndeshje me rrezik të lartë', por me shumë foli për vendimin për të mos llogaritur në ekip Sergej Milinković-Savić, edhe Svilar të Romës. Trajneri e sheh sfidën vetëm në aspektin sportiv. "Asnjë tension politik dhe mesazh nga tifozët, deklarata të lajthitura të disa të çmendurve që duan të krijojnë një gjendje lufte", shton trajneri serb.

"Problemi është mbi Svilarin, jo mbi mua. Mos prit që dikush të shkojë në Romë, unë mund të ha drekë, një kafe ekspres, të shoh një ndeshje... por nëse shkoj t’i lutem dikujt, kjo nuk do të ndodhë. Jo Svilari, por kushdo qoftë. Ke bërë një gabim në hapa, është faji yt. Shkëlqyeshëm, gjithë të mirat, të gjithë kanë të drejtë në lëvizjet e tyre. Varet prej tij të pranojë nëse ka dëshirë të mbrohet. Ai tha atëherë se donte t’i përkushtohej klubit të tij, donte të përqendrohej në këtë. Ai e shfrytëzoi shansin e tij dhe jam shumë i lumtur për këtë.

Jam unë problemi i këtij ekipi? Po jap dorëheqjen menjëherë pas kësaj konference, vetëm që ta dini. Ndoshta jo menjëherë, por nesër, nëse kjo është e vërtetë. Nuk mendoj se kjo është e vërtetë. Këta janë lojtarët që panë se nuk kishte vend dhe pastaj thanë 'Po them lamtumirë'. Ekipi ndryshon, ju i thërrisni lojtarët sipas meritave të tyre.

Ekipi ndryshon, lojtarët thirren sipas meritës. Mendoni që Lazoviçi nga Verona, që çdo vit lufton për të mos rënë nga liga, është ajo që i duhet Serbisë? Dmitroviç? Portier i shkëlqyer, por vendosa për Petroviçin. Kam gabuar? Jo, nuk e kam bërë. Dhe cili është problemi? Dmitroviçi është i zemëruar? Edhe unë jam i zemëruar që nuk e fituam ndeshjen kundër Sllovenisë.

Përmendët Radonjiçin. Cili është problemi? Nuk e dua? Nuk më duket simpatik? Nuk më pëlqen modeli i flokëve të tij? Ai po e shkatërron veten, po e shkatërron Zvezdën, po e shkatërron përfaqësuesen, ose po vetëshkatërrohet. Ky është problemi i tij. Dhe doni të më thoni që e meriton të jetë në kombëtare? Si të ishim të gjithë të çmendur.

Po flas hapur… për disa lojtarë nuk dua të përmend emra, ajo që luajnë nuk ka lidhje me realitetin. Çfarë ofron që të jesh këtu? Në bazë të çfarë? Unë tani thërras Radonjiçin dhe më pyesni pse e thirra, çfarë të them? T’ju gënjej: ‘E dini, ai sprinti kundër Stuttgartit…?’ Nuk luhet për një sprint.

Tifozët? Dy milionë. Dy milionë, më kanë thënë se janë të interesuar, po t’i zinte stadiumi do ishin aq.

Sfida në Tiranë? Ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme për ta dhe për ne, por është thjesht një ndeshje. Ata janë miqtë tanë të futbollit, ne shkojmë ekskluzivisht për sport dhe për të parë se kush është më i mirë në fushë. Asnjë tension politik dhe mesazh nga tifozët, deklarata të lajthitura të disa të çmendurve që duan të krijojnë një gjendje lufte. Ne nuk jemi të interesuar për këtë dhe nuk do të jetë kështu", tha trajneri i Serbisë dukshëm nervoz para ndeshjes në Tiranë.

Ora 15:49
'Shqiptarët janë miqtë tanë në futboll', trajneri i Serbisë: Po t'i nxinte stadiumi në Tiranë do kishte 2 milionë tifozë

Serbia do të përballet me Shqipërinë me 7 qershor, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Në konferencë për shtyp për sfidën që luhet në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, trajneri i serbëve, Dragan Stojkovic ka folur edhe për tifozerinë shqiptare.

“Tifozët? Dy milionë. Dy milionë, më kanë thënë se janë të interesuar, po t’i zinte stadiumi do ishin aq.

Sfida në Tiranë? Ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme për ta dhe për ne, por është thjesht një ndeshje. Ata janë miqtë tanë të futbollit, ne shkojmë ekskluzivisht për sport dhe për të parë se kush është më i mirë në fushë. Asnjë tension politik dhe mesazh nga tifozët, deklarata të lajthitura të disa të çmendurve që duan të krijojnë një gjendje lufte. Ne nuk jemi të interesuar për këtë dhe nuk do të jetë kështu", tha Stojkovic.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • five company: 02/06/2025 20:35

    Futbolli eshte sporti me i bukur ne bote, pavaresisht se Serbia ne kete fushe ( fushen e futbollit) eshte diletante ne krahasim me arritjet ne basketboll. 2 miljon eshte nhe numer i ekzagjeruar per nga datishmeria e tifozerise, ku mund te gjejme psh grupe ultra ofenduesish qe mund te mbajne "qeleshen" e kosovareve dhe te ofendojne ate qe Serbia e ka te "shenjte"..Nese me lejoni te shprehem per ofenduesit. Por mund te gjejme kosovare qe mbajne kryqet e Karadjic dhe ofendojne ate qe eshte me e shenjte per shqiptaret. .Nese me lejoni te shprehem.... Te shoresojme qe akte te tilla te mos na " nxijne diten me diell"!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?