Plas tek demokratët/ Anëtarësia e zhgënjyer me listën e Berishës për drejtuesit e qarqeve! Ish kreu i PD në Lezhë: S'u pyetëm për Gjekmarkajn, pazare për interesa personale

5 Shtator, 13:09| Përditesimi: 5 Shtator, 13:50

  • Share

Lezhe- Zgjedhja e drejtuesve politikë në 12 qarqet e vendit dje nga Kryesia e Partisë Demokratike ka ngjallur pakënaqësi jo vetëm në radhët e kryesisë por dhe në anëtarësi.

Të shumtë janë ata që nuk e kanë fshehur zhgënjimin nga ky riciklim i të njëjtëve emra për të cilët nuk merret mendimi i anëtarësisë, përzgjedhja si gjithmonë është është bërë pa transparencë dhe emra që i shërbejnë Berishës.

Ish-kreu i PD në Lezhë Paulin Marku në një intervistë për Report Tv thotë se vendimi i kryesisë për emërimin e Agron Gjekmarkajt si drejtues politik i këtij qarku ka ngjallur pakënaqësi në shumicën e grup seksioneve të Lezhës, të cilat përbëhen nga demokratë që e mbështetën Berishën kur nisi nismën e foltores kundër Bashës.

“Vendimi i kryesisë ka sjellë një reaksion, sipas kontakteteve që unë kam me drejtuesit lokalë të grup seksioneve nëpër njësitë administrative të bashkisë Lezhë, kanë sjellë reaksion pasi shumë demokratë mbështeten pa asnjë mëdyshje e pa interes rithemelimin duke pasur parasysh humbjet e njëpasnjëshme që PD në Shqipëri mori si pasojë e drejtimit jo normal e jo institucional të zotit Basha. Kjo periudhë ka qenë përplasjesh jo normale mes demokratëve. 85 % e strukturave të PD-së së Lezhës kanë qenë pjesë e mbështetjes së Rithemelimit, e pjesë e nismës që kryetari Sali Berisha mori me foltoren” tha Marku në një intervistë për Report Tv

Kryesia e PD-së caktoi Agron Gjekmarkaj si drejtues qarku në Lezhë, por anëtarësia është e pakënaqur.

Dhe për gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu tregon pse është i zhgënjyer.  

Report Tv: Po pse jeni të zhgënjyer?

“Vendimet e djeshme nga reagimet që kanë drejtuesit lokalë nuk është pritur mirë. Nuk mund të jesh drejtues i një qarku kur nuk ke takuar demokratët e Lezhës nga momenti që merr një mandat deputeti po nga këto demokratë. Ky është vendim kryesia, nëse është cështje pazaresh apo intersa personale nuk i përkasin interesave të demokratëve, e nevojës së qytetarëve të ndershëm për një ndryshim real të politikës në Shqipëri

Report Tv: Po thoni që zoti Gjekmarkaj nuk ka ardhur për tu takuar me demokratët e Lezhës?

"Jo,  zoti Gjekmarkaj është takuar në kohën kur Rithemelimi ishte pjesë jashtë strukturave që drejtonte zoti Basha. Ishte pjesë e propagandës së jashtëzakonshme për të mos marrë pjesë tek Rithemili. Me demokratët e Lezhës nuk është bërë asnjë lloj konsulte për ti shqyrtuar, sqaruar dhe për ti bindur si u përzgjodhën”

Paulin Marku ka drejtuar për 5 vite PD-në e Lezhës

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?