Kronikë

Shpërthim me tritol në Fushë-Krujë, biznesmeni gjen derën e servisit të dëmtuar nga shpërthimi: Nuk kam konflikte me njeri (VIDEO)

29 Shtator, 09:38| Përditesimi: 29 Shtator, 15:05

  • Share

Pronari i një servisi në zonën e Fushë-Krujës ka denoncuar në polici dëmtimin e biznesit të tij. Paraprakisht mendohet se qepeni i servisit është dëmtuar nga një shpërthim me lëndë plasëse.

Pronari Alfred Gurra, ka bërë kallëzimin në polici pasi ka konstatuar dëmtimin ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e autorit.

Ai ka deklaruar jashtë kamerave se nuk ka probleme dhe konflikte me njeri, dhe se është i habitur nga ky akt. Servisi ka kamera, por nuk e kanë fiksuar autorin. 

“Krujë – Më datë 28.09.2025,  shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse.  Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

K.B/Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 29/09/2025 09:45

    Ajo zone aty ka mare fund jane bere si talebanet , shteti duhet ti vvrase fare keta qelbesira qe bejne terrorizem duke i eleminuar direkt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?