Pronari i një servisi në zonën e Fushë-Krujës ka denoncuar në polici dëmtimin e biznesit të tij. Paraprakisht mendohet se qepeni i servisit është dëmtuar nga një shpërthim me lëndë plasëse.
Pronari Alfred Gurra, ka bërë kallëzimin në polici pasi ka konstatuar dëmtimin ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e autorit.
Ai ka deklaruar jashtë kamerave se nuk ka probleme dhe konflikte me njeri, dhe se është i habitur nga ky akt. Servisi ka kamera, por nuk e kanë fiksuar autorin.
“Krujë – Më datë 28.09.2025, shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Komente

Ajo zone aty ka mare fund jane bere si talebanet , shteti duhet ti vvrase fare keta qelbesira qe bejne terrorizem duke i eleminuar direkt
Përgjigju