'Plasa së qari dhe ndërpreva emisionin', përlotet Sonila Meço: Kam komunikuar me zëra që nuk jetonin më…Rrëfimi pikant i gazetares në emisionin N’kohë!

20 Nëntor 2021, 21:31| Përditesimi: 20 Nëntor 2021, 22:47

  • Share

TIRANË- Moderatorja e njohur Sonila Meço ka rrëfyer e përlotur emocionet e rrugëtimit mediatik në transmetimet e lajmeve tragjike. E ftuar në emisionin “N’kohë” me moderatorin Ermal Qori, në Report Tv, Meço përshkruan jetën mes profesionit, familjes e deri te çastet e ngarkesës emocionale. Meço është ndalur te momentet  e vështira të karrierës së saj, duke sjellë në vëmendje rastet që i është dashur të ndërpresë transmetimin.

“Më është dashur të bëj shumë transmetime direkte për ngjarje të një niveli emocional të jashtëzakonshëm. Kujtoj ngjarjen e janarit kur është mbytur një anije e improvizuar dhe mua më është dashur të dal në transmetim direkt dhe kam komunikuar me zëra me të cilët nuk jetonin në pas pak minutash pasi kishin folur me mua…Një tjetër rast ku kam plasur së qari dhe jam detyruar të ndërpres transmetimin live me ngjarjen e Gërdecit…E tërmeti ishte një tjetër rast…ishte në kohë reale, e kur më sjellin listën e personave që kishin humbur jetën, midis tyre nënë e bijë,  që vajza kishte moshën e time bijw. Kur e lexova, në të gjitha emrat kishte nga një të dhënë, e rasti i të dyjave  gjen të përqafuar njëra tjetrën. Është e papërballueshme", tha Meço.

Me humor, moderatorja është shprehur se ka një arsye që e tundon për tu shkëputur nga emisioni. 

“Do që ta shikosh? Eja, më ndiq mua…!
Shife atë atje, ja meqënëse më pyete, urdhëro kjo jam unë.Për këtë do të lija 3 muaj emisionin që të vija çdo ditë këtu…!

Meço ka rrëfyer detaje nga jeta profesionale dhe familjare, intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më sipër!

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?