Kryeministri Edi Rama rubrikën e përjavshme ‘Sy me sy’ e ka nisur duke prezantur përfundimin e tunelit të Murrizit. Rama ka komentuar të gjithë ata që sipas tij ishin skeptik për hapjen dhe ka ironizuar opozitën.
“Këtë videon e postova mbrëmë vonë , me thënë të drejtën, nga tuneli përkatës. Edhe pati komente interesante. Edhe praktikisht është bukur për ta hapur me këtë pjesë sepse, përgjigjet ishin interesant. Disa u morë n bojaxhinjtë , ose aty ku i kishit vënë për të lyer njerëzit. Tuneli më i shtrenjtë për metër katror që lyhet. Ky është tuneli i Murrizit, për të gjithë popullin e Dibrës që mezi e kanë pritur dhe që mendojnë se e plasin syrin e keq. Syri i keq më në fund plasi, se te ai tunel na u mblodh gjithë energjia negative. Kështu që nesër tuneli i Murrizit hapet. Hapet në 14 Mars, dhe pë rkon me ditën e verës. Nesër nga Elbasani në Dibër-tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Listat e mbyllura, hapje 'brutale' e PS! 'VIP-at' e kënetës s’i do më as PD, iu arratis dhe 'gjeli i Peqinit'
A.Q/I.M/ReportTv.al
