Ish-minatori Sherif Haka

Politikë

Platforma e bashkëqeverisjes, Rama: Ju prezantoj historinë e ish-minatorit të Krrabës, i cili kërkoi të drejtën e tij

29 Dhjetor 2018, 08:03| Përditesimi: 29 Dhjetor 2018, 08:34

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të shtunë në rrjetin social "Facebook" historinë e një ish-minatori, i cili përreth dy vitesh kërkonte të drejtën e tij për të marrë pensionin e pleqërisë në varësi të kontributit gati 38-vjecar që kishte dhënë.

Sherif Haka i është drejtuar "shqipëriaqëduam.al", duke bërë të ditur se pensioni i pleqërisë i kishte dalë më i vogël se trajtimi i vecantë që merrte si ish-minator. "Kam kërkuar të drejtën time prej shumë kohësh dhe përgjigjia që kam marrë është se 10 vitet e fundit nuk janë derdhur në kontributin e sigurimeve shoqërore", vijohet më tej në kërkesën e tij.

Përmes videos së postuar, Rama ndan me ndjekësit e tij zgjidhjen që i është mundësuar Hakas përmes platformës së bashkëqeverisjes, duke iu rritur pensioni nga 90 mijë lekë në muaj në 155 mijë lekë. 

Kreu i ekzekutivit vijon të instistojë në përdorimin e kësaj platforme komunikimi dhe ndërveprimi, duke i dhënë rëndësi ndikimit të qytetarëve mbi politikat qeverisëse në çdo sektor apo mbi ecurinë e punës, së çdo ministrie e institucioni shtetëror. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?