Kryeministri Edi Rama

Politikë
Top 24

'Platforma e bashkëqeverisjes', Rama: Presioni ka sjellë ndryshim të madh në administratë

7 Nëntor 2018, 10:22| Përditesimi: 7 Nëntor 2018, 11:16

  • Share

TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar një takim në kryeministri me qytetarë për platformën e bashkëqeverisjes.

Njëri pas tjetrit qytetarët shprehën problemet e tyre dhe pohuan se ato kanë marrë zgjedhje për vetëm pak ditë pasi janë adresuar në portalin shqipëriaqëduam.al.

Teksa prezantoi rastet e zgjidhura, Rama u shpreh se është rritur numri i rasteve të zgjidhura  dhe kjo si rezultat i presioneve të ushtruara kanë për qëllim rritjen e efikasitetit të shërbimit  ndaj qytetarëve.  

Presioni ka sjellë një ndryshim të madh në administratë. Na vjen shumë mirë po ashtu që në tërësinë e tyre, qytetarët shprehen të kënaqur dhe janë të gatshëm për të ardhur këtu dhe shprehur shqetësimin dhe zgjidhjen që kanë gjetur.

Edi Rama, kryeministër

Gjatë bashkëbisedimit, një qytetar ka gjetur zgjidhjen pas adresimit të problemit në platformën e bashkëqeverisjes.

13 vite të humbura për një punë që donte vetëm 10 ditë që të kryhej. Më vjen mirë që informoje edhe publikun që na ndjek që po vihet re një statistike në rritje në rastet e zgjidhura. Ka fillluar të mbillet në administratë fara e vetëdijes se çdokush që vjen për shërbim mund të të hapë punë nëse nuk ia jep atë shërbim.

Edi Rama, kryeministër

Komentit të një qytetari se puna e bërë nuk kishte nevojë për reklame, Rama iu shpreh se kjo ishte një lloj reklame për t’i bërë njerëzit e vetëdijshëm që shumë probleme mund t’i zgjidhin shumë lehtë.

Ora 10:44
'Rroftë gruaja!', Rama shkëmben batuta me qytetarin: E kërkoi ajo punën

Gjatë takimit me qytetarët në ambientet e kryeministrisë në kuadër të platformës së bashkëqeverisjes, Edi Rama ka shkëmbyer batuta me një qytetar që sapo ishte punësuar.

"E kërkoi gruaja punën nuk kërkove vetë. Rroftë gruaja!"-  tha Rama.

Për të pranishmit, Rama tregoi se familja ishte në kushte të vështira por qytetari kishte qënë i gatshëm që të punonte kudo vetëm për të siguruar një rrogë për familjen.

Vullneti ishte i gatshëm që të punonte por nuk kishte gjetur një mundësi. E mori iniciativën e shoqja. Tani edhe ai ka mundësinë që të çojë një rrogë në familje.

Edi Rama, kryeministër

Komento

Komente

  • Fakarai emigrant: 08/11/2018 03:36

    Platforms ne bashqeverisje eshte vetem per te terhequr vemendjen e popullit nga problemi kryesor qe eshte fukaralleku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?