Drejtuesit e Fakultetit të Mjeksisë kanë kërkuar që studentët të kthehen në auditore. Por kjo kerkesë është refuzuar nga ekspertët e shëndetësisë. Rektori i Universitetit Arben Gjata tha për Report Tv se po lobohet për gjetjen e një zgjidhje.
“Do vazhdojmë të lobojmë në këtë drejtim që të paktën të fillojmë t’i kthejmë studentët, duke ndryshuar pak mënyrën e mësimdhënies pra mos t’i kemi siç ka qenë më përpara të ndara me cikle dy javore, tre javore por duke i grumbulluar studentët për një kohë më të gjatë nëpër klinika pa lëvizur, në mënyrë që ata të paktën të përfitonin në këtë pjesën praktike.” – tha Gjata.
Aktualisht studentët e mjeksisë janë në përfundimin të mësimit onlinë klasik. Këtej e pas, sipas Rektorit në dispozicion është një platformë e re. Një kompani shqiptare jashtë kifijeve ua ka mundësuar
“E kemi dhuratë deri në përfundim të pandemisë e cila mundëson logimin në mënyrë automatike të gjithë studentëve. Ku në bazë të email të vetë mund të regjistrohen dhe ndërkohë është e centralizuar dhe kontrolluar dhe nga Universiteti i gjithë procesi i mësimdhënies” - tha Gjata.
Ajo që është e re përmes kësaj platforme online, studentët kanë mundësi të njihen me leksionet edhe nëse i kanë humbur në kohë për arsye rë ndryshme, pasi ato rregjistrohen automatikisht.
“Kjo platformë siguron dhënien e mësimit por objeksioni që mbetet, mbeten të regjistruara në platformë për studentët që nuk do e ndjekin direkt momentin që jepet leksioni, do ishte mirë ose praktikat. Do ishte mirë sepse ka pyetje, përgjigje por ju mbetet dhe pasdite që mund ta ridëgjojnë, mund ta shohin dhe njëherë ato material që do upload-ohen që do hidhen në sistem, mbeten për t’i parë dhe pasdite” – tha rektori.
Por Gjata shpërson që nga pranvera studentët do tu kthehen auditoreve duke siguruar dhe fillimin e provimeve. Aktualisht sezoni në shkurt është anuluar.