Facebook dhe Instagram mund të bëhen me pagesë në vendet e BE-së për versionin pa reklama

3 Tetor 2023, 19:28| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 21:04

  • Share

Platforma 'Meta' e Mark Zuckerberg po konsideron t'i tarifojë përdoruesit në Bashkimin Evropian me 13 euro në muaj për të hyrë në një version pa reklama të Instagram ose Facebook në telefonat e tyre, pasi kompania përballet me presionin se si i përdor të dhënat e njerëzve.

Platforma 'Meta' po konsideron gjithashtu një tarifë prej 17 eurosh në muaj për të përdorur Instagram dhe Facebook pa reklama në kompjuter ose tablet. Kompania e mediave sociale po shqyrton tarifat pas një vendimi qe  gjykata evropiane e drejtësisë mori në muajin korrik, raporton The Guardian.

Gjykata me qendër në Luksemburg deklaroi se sipas Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të Evropës (GDPR) Facebook nuk mund të justifikojë përdorimin e të dhënave personale për të synuar audiencën me reklama të personalizuara, përveç nëse merr miratimin e përdoruesve më parë.

Sipas legjislacionit të BE-së për Tregjet Dixhitale, platformat e Meta-s do të duhet të marrin pëlqimin e përdoruesve përpara se të gjurmojnë ata për qëllime reklamimi.

Gjatë muajit të kaluar, përdoruesit në Bashkimin Evropian që hapën një aplikacion për herë të parë pas një periudhe pasiviteti janë pyetur nëse dëshirojnë të pranojnë shërbimet që ndjekin sjelljen e tyre në telefonat që kanë në përdorim

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?