PS do të krijojë një platformë komunikimi në kohë reale brenda strukturave të partisë për të monitoiruar të gjitha të dhënat e anëtarëve të saj. Kjo ka qenë një temë e diskutuar në mbledhjen e sotme të PS, e cila është bërë publike nga kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla. Balla tha se në strukturat e bashkisë së Shkodrës do ndërmerret një proces ringritje dhe rigjenerimit, pasi siç tha ai rasti i Valdrin Pjetrit ka sjellë pasoja në imazhin e partisë në Shkodër.
"Kishim një mbledhje kryesia të partisë që ishte e fokusuar te një axhendë pune intensive që lidhet me një ripërtëritje që paraprijnë procesin zgjedhor në PS. PS është e vetmja forcë politike në vend që është në proces të vazhdueshëm restaurimi. Në strukturën e bashkisë Shkodër do ndërmarrim një proces ringritje dhe rigjenerimi. Kemi marrë një vendim për të patur një vëmendje të veçantë procesin e riformatimit të PS në Shkodër. Jam shpresë plotë se do krijojmë një model. Brenda PS kemi gjithmonë diskutime. Nisur për rastin e Valdrin Pjetrit i cili u votua nga shkodranët por për shkak të një përgjegjësie tërësisht personale të garantimit të pastërtisë së figurës solli pasoja. Kryeministri ka thënë sot se kjo përgjegjësi personale e personave që nuk deklarojnë të shkuarën e tyre, ne ta ashpërsojmë, dhe një person të ndëshkohet më ashpër. Sa më i fortë ligji aq më i fortë reagim. Kryeministri ka qenë shumë i qartë. PS do vazhdojë të jetë forca motor jo vetëm në reformimin e brendshëm të saj. Do krijohet një platformë të një komunikimi në kohë reale brenda strukturave të PS ku do depozitohet CV dhe të gjitha të dhënat e tjera. Ditën e parë që është vërtetuar mospërputhshmëria e kandidaturës së Valdrin Pjetrit me pritshmëritë e Shkodrës i kemi treguar.
PS nuk është bërë mburojë për askënd. Forcat e tjera politike ushqenin Xhelal Mziu në derë të burgut", tha Balla.
Lajmi kryesor:
'Duhet një imazh i ri në Shkodër'/ Rama: Drejtorët burra të japin dorëheqjen, për gratë do rishikohet pozicioni
//ReportTv.al