Sport

'Play-of' i Champions League/ Tiraspoli që eliminoi Teutën shumë i fortë për Dinamo Zagrebin, Shakhtari merr fitoren në Monako

18 Gusht 2021, 09:54| Përditesimi: 18 Gusht 2021, 09:57

  • Share

Janë zhvilluar edhe 3 sfidat e para për fazën e ‘play-off’ të Champions League ku ndër të tjera ra në sy fitorja 3-0 e Sherif Tiraspol kundër Dinamo Zagrebit. Moldavët ishin edhe skuadra që eliminoi Teutën në fazën e parë, ndërsa për ndeshjen e kthimit në Kroaci kanë hedhur një hap tejet të sigurtë.

Një rezultat pozitiv korri edhe Shakhtar Donetsk në Francë. Kampionia e Ukrainës mposhti 0-1 Monacon e drejtuar nga Niko Kovac. Golin vendimtar të sfidës e realizoi Pedrinho në minutën e 19, ndërsa ndeshja tjetër mes austriakëve të Salzburg dhe Brondby përfundoi me shifrat 2-1.

Sonte ndërkohë, po për ‘play-off’ të Champions League do të zbresë në fushë Myrto Uzuni me Ferencevaros kundër Young Boys në Zvicër. Sakaq dy përballjet e tjera do jenë mes Benfica-PSV dhe Malmo-Ludogorets.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?