Lille e Francës pasi eliminoi Fenerbahchen e Mourinhos është shumë pranë kualifikimit në grupet e Champions League, pasi fitoi pastër 2-0 ndeshjen e parë ‘play-off’ kundër Slavias së Pragës. Pas pjesës së parë pa gola, me të nisur e dytë zhbllokoi sulmuesi kanadez David, ndërsa në vijim do vinte qershia mbi tortë.
Edon Zhegrova, këtë herë i aktivizuar si titullarë dhe jo si zëvendësues, dyfishoi rezultatin. Shqiptari i Kosovës gjen në këtë mënyrë golin e dytë në kualifikueset e Champions, pasi shënoi edhe në ndeshjen e parë kundër Fenerbahches.
Me një këmbë në grupet e Champions League është edhe Dinamo Zagreb, pasi në ndeshjen e parë të ‘play-of’ të zhvilluar në Kroaci mposhti pastër 3-0 Karabagun e Redon Xhixhës. Ky i fundit nuk u aktivizua për asnjë minutë, ndërsa për Dinamon realizoi fillimisht Pjaca dhe më pas Kulenovic ‘dopietë’.
Në sfidën tjetër ‘play-of’ të së martës Bodo Glint fitoi 2-1 kundër Crvenz Zvezdës. Sonte ndërkohë do luhen 5 përballje të tjerë për fazën ‘play-of’ të Champions League nga ku do mësohen 8 skuadrat e fundit që do i bashkohen formatit të ri të këtij kompeticioni.