'Play-off' në Champoions! Rangers-PSV prodhon 4 gola por jo fitues, fiton Glint dhe Copenhagen

17 Gusht 2022, 10:44| Përditesimi: 17 Gusht 2022, 13:52

  • Share

6 biletat e fundit për fazën e grupeve të Champions League kanë nisur të luhen të martën me fazën ‘play-off’ që ka rezervuar ndeshje interesante mes klubeve me traditë. Ndër të tjera spikati sfida e parë mes Rangers dhe PSV të zhvilluar në Skoci dhe që përfundoi me shifrat 2-2.

Në fillim realizuan holandezët, ndërsa më pas vendasit përmbysën falë edhe një gafe të portierit Benitez, por në fund shifrat i vulosi Obispo.

Në ndeshjet e tjera norvegjezët e Bodo Glint fituan minimalisht 1-0 kundër gjigandëve kroat të Dinamo Zagreb. Golin e vetëm të sfidës e realizoi Pellegrino në pjesën e parë dhe ashtu si në PSV-Rangers kualifikimi mbetet për t’u vulosur në ndeshjen e kthimit. Po të martën Copenhagen fitoi 2-1 kundër Trabzonspor në Danimarkë.

Ndërkohë sonte do luhen 3 përballje të tjera ku më me interes shifet Dinamo Kiev-Benfika, ndërsa Qarabagu i Azerbajzhanit do të presë Plzen-in e Çekisë. Gjithashtu Maccabi Haifa i Izrealit përballet me serbët e Crvena Zvezdës. Ndeshjet e kthimit të fazës ‘play-of’ luhen të martën dhe të mërkurën e ardhshme për të plotësuar përfundimisht 36 skuadrat pjesmarrëse të sezonit të ri.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?