Kultura

Plazh dhe lexim, zhvillohet për herë të parë Panairi i Librit në Shëngjin! Lexuesit bashkëbisedojnë me shkrimtarët

23 Gusht, 15:30| Përditesimi: 23 Gusht, 15:37

  • Share

Një mundësi e mirë për të afruar lexuesin me librin, u pa nga vetë shkrimtarët, panairi i Librit që u mbajt për herë të parë në Shëngjin. Organizatorët synojnë të kthejnë këtë aktivitet në një traditë të përvitshme.

Panairi i librit “Valë dhe Fjalë” solli një frymë të re mes zhurmës gjallërisë së verës, në Shëngjin. Në këtë event, që u zhvillua për herë të parë në këtë zonë, u prezantuan tituj të rinj nga mbi 20 shtëpi botuesish.

Lexuesit patën mundësinë të bashkëbisedojnë dhe ndajnë emocionet e tyre me autor të shumtë nga Shqipëria edhe Kosova.

Shkrimtari Besnik Mustafaj u shpreh:

“Unë besoj se i shërben qytetit, i shërben shkrimtarit, i shërben turistëve, i shërben edhe botuesve”.

Kurse Rudolf Marku nënvizoi:

“Panairi i librit është promovim i gjuhës shqipe, i kulturës shqiptare, i shpirtit shqiptar, sidomos në kohët e sotme kur libri është në një pozicion të disfavorshëm.”

Organizatorët synojnë të kthejnë këtë event në një traditë të përvitshme kulturore në Shëngjin. Liridon Mulaj e cilësoi panair të përmasave të mëdha dhe dinjitoz.

“Është një panair, le të themi, i përmasave të mëdha. Sigurisht është dinjitoz, shkrimtarët më të mirë, botuesit më të mirë, studiuesit më të mirë, poetët më të mirë.”

Kurse kryetari i bashkisë Pjerin Ndreu u shpreh:

“Jemi me një auditor të jashtëzakonshëm që Lezha e meriton dhe mendoj se ky aktivitet do të shkojë në një mënyrë ashtu siç i ka hije këtij qytetit, siç i ka hije gjithë prezencës tuaj këtu në këtë event”.

Panairi i librit “Valë dhe Fjalë” në Shëngjin do të zgjasë për dy ditë më radhë.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?