Në brigjet e lumit Buna, në një zonë të qetë të fshatit Dajç të Shkodrës, ndodhet një plazh i vogël, kthyer tashmë në atraksion të ri për turistët. Vite më parë, kjo zonë njihte vetëm banorët vendas. Sot, turistë nga vende të ndryshme të botes vijnë për të shijuar këtë perlë të natyrës.
“Jam nga Malta dhe është hera e dytë që vij këtu. Miqtë e mi shqiptarë më sugjeruan këtë vend. Më pëlqen shumë natyra dhe temperaturat, që janë më të përshtatshme sesa në vendin tim, sidomos në muajin korrik. Do të qëndroj dy javë këtu dhe më pas do të eksploroj më shumë veriun e Shqipërisë. E rekomandoj shumë se është një vend fantastik me njerëz mikpritës dhe ushqim të shkëlqyer”, tha një turist.
Ky plazh, i fshehur mes gjelbërimit ofron qetësi dhe freski, larg plazheve të mbipopulluara dhe të zhurmshme.
“Jam nga Spanja dhe më pëlqen shumë këtu. Uji është krejtësisht i pastër dhe më pëlqen që mund të lundroj me kanoe. Është një vend shumë i bukur dhe i qetë, ideal për relaks dhe sport”, thotë një turist.
Ndërsa për banorët e zonës, është një kthim nostalgjik në kohën kur noti në lumin Buna, ishte pjese e pandare e verës.
Në këtë zonë të bukur, ku lumi Buna me ujërat e kristaltë dhe gjelbërimin e dendur përreth krijojnë një mundësi të shkëlqyer për arratisje në natyrë.
Komente

Edhe aty në Bregicë është një klub pa leje....
Përgjigju