Megjithëse kemi hyrë në stinën e vjeshtës, fluks i madh pushuesish vijojne te frekuentojnë bregdetin e Shëngjinit. Moti me diell dhe temperaturat e lartë ka mjaftuar që plazhi të vijojë te jetë i populluar nga pushues të cilët janë kryesisht vendas e shqiptar të Kosovës.
Të shumta janë ata që kanë vendosur ti kalojnë pushimet në muajin shtator.Sipas tyre kjo periudhe është një zgjedhje e mirë, pasi ka më pak frekuentim dhe mbizotëron qetësi.
“Mirë, s’është keq. Në gusht ka pasur pak papastërti. Sivjet kam ardhur edhe në kulmin e sezonit, Po tani është më qetë , mirë kemi kaluar., për mua është shumë më mirë tani në këtë kohë”, shprehet një nga pushuesit.
“Tani është më mirë, se është më qetë pasi në kulmin e sezonit ka më shumë njerëz”, shprehet një zonjë tjetër.
Bashkia Lezhë bën të ditur se në Shëngjin nuk do të mungojnë shërbimet deri në largimin e pushuesit më të fundit, pasi në fokus është zgjatja sa më shumë e sezonit turistik.
“Bashkia Lezhë ka marrë përsipër me metodat e saj të zgjasë sa më shumë sezonin turistik duke ofruar një sistem pastrimi cilësor në territorin e plazheve, gjithashtu edhe me ndaljen e qarkullimit në orare për shëtitoret, që janë pranë bregdetit , për arsye që turistët të lëvizin më të qetë. Duke shikuar këto ndryshimet që ka pasur nga Bashkia këtë vit turistët po kthehen", tha Renaldo Xhani, Drejtor i Kulturës dhe Turizmit.
Edhe pse në kushte pandemie frekuentimi i Shëngjinit kryesisht gjatë muajit gusht ka qenë i konsiderueshëm dhe në këtë drejtim kanë dhënë ndikim dhe shërbimit përmirësuara përgjatë vijës bregdetare.
ORE KA PUSHUES NA THONI ,,,,PO nje analize a keni bere sa jane te ardhurat qe kemi perfituar si shtet ne sezon ku duhet te investohet qe te shtohen turistet vitin e ardhshem,,,,dhe a ishte e gabuar apo e drejte qe kemi lejuar te ndertojme ne plazhe pallate ,,,apo duhej te mos kishim dhene leje per pallate,,,dhe te kishim ndertuar hotele,,,ku te punesohej e gjithe lezha ,,durresi,,,vlora,saranda,,,etj..,,....
PërgjigjuSa per informacion, zyrtarisht nuk jemi ne stinen e vjeshtes, dita e pare e vjeshtes eshte 23 shtatori. Keto mesohen qe ne shkolle 8-vjeçare.
Përgjigju