Plazhi i Darëzezës në Fier është lënë më mëshirë të fatit, duke u mbuluar nga mbeturinat. Grupi i xhirimit të Report Tv konstatoi se mbeturinat kanë mbuluar rërën, ndërsa hapja e sezonit turistik duket i largët edhe pse jemi në Maj.
Bashkia e Fierit, ndryshe nga vitet e kaluara nuk ka marrë masa për pastrimin e vijës bregdetare prej 26 kilometra që shtrihet nga Darzëza deri në Pish-Poro.
Gjatë vëzhgimit të Report Tv në bregdetin e Darëzezës nuk hasëm asnjë punëtor apo mjet pastrimi, ndërsa kishte disa vizitorë që shëtisin në këmbë apo me kuaj.
Rëra është e mbushur me mbetje që i ka nxjerr deti. Disa banorë vendas na thanë se Darëzeza është e preferuar nga pushuesit vendas e të huaj, por këtë vit duket se ka pak shpresë për turizëm, diktuar nga pandemia e Covid-19.
"Situata e ka vështirësuar shumë turizmin, nuk kemi asgjë, thuajse jemi në zero, turizmi do të jetë i ngadalësuar dhe do të ketë një rënie të madhe ekonomike", ka thënë një prej banorëve.
"Në të njëjtën periudhë merreshin masat paraprake nga drejtuesit rajonalë dhe investitorët, por këtë vit çdo gjë duket e shkretë dhe jo shpresëdhënëse", ka thënë një banor tjetër.
Darëzeza njihet si plazh i virgjër, ku nuk ka shumë ndërtime dhe as plazhe private. Kjo bukuri natyrore ka nevojë për ndërhyrje të shpejtë, që së paku të shfrytëzohet nga vendasit.
PASTROJENO MOR QENA mos beni xhiro mwe makine e mbi kale ne rere...apo prisni te na vijne njerez nga jashte te na e pastrojne….
Përgjigju