Plazhi i Kunes në Lezhë ‘rrëmben’ turistë nga mbarë bota me kampera! Pushuesit e huaj: Një mrekulli me çmime të lira

23 Korrik 2023, 16:44| Përditesimi: 23 Korrik 2023, 16:53

  • Share

Me dhjetëra turistë të huaj që kanë mbërritur me kampera në vendin tonë kanë zgjedhur të kalojnë disa dite në plazhin e Kunes, një oaz qetësie mes pishave dhe detit të kristaltë.

Ndërthurja e natyrës, det dhe lagune e kanë bërë Kunen mjaft tërheqëse, për turistet të cilët vinë nga vende të ndryshme të Evropës por edhe më gjere.

Krahas bukurive te natyrës, turistet vlerësojnë mikpritjen e vendasve.

"Jam nga Gjermania dhe bashkë me të dashurën kemi 5 muaj që shëtisim gjithë Evropën. E kemi gjetur këtë vend në rrjetet sociale dhe provuam të eksperimentojmë. Kemi disa ditë këtu dhe po na pëlqen shumë”.

"Unë jam nga Berlini. Të vish nga atje është goxha rrugë dhe lodhje, por në fund ja vlen gjithë ai mund që bën. Natyra, plazhi dhe laguna këtu janë një mrekulli, e mbi të gjithë dhe çmimet janë të lira"

"Njerëzit janë të mrekullueshëm, natyra gjithashtu po kënaqemi shumë. Bregdeti është një perle që ja vlen të bësh pushime. Do qëndrojmë disa ditë dhe do ju sugjeroj dhe miqve të mi që të bëjnë pushime këtu"

"Këtu gjithçka është prefekt, deti, pishat, ushqimi i freskët, pastërtia. Do ju sugjeroja çdo kujt që të vijë këtu, të kaloj disa ditë sepse ndihesh si në shtëpinë tënde".

Interesi i turisteve ka nxitur operatoret turistike te shtojnë shërbimet.

“Këta turistë vijnë nga mikpritja e njerëzve. Kemi turiste nga Australia e Amerika, por me se shumti gjermanët, austriakët, etj”.- tha Mario Ledhi.

Zona e Kunës është një perle e bregdetit të Adriatikut që po njeh gjithnjë e më shumë zhvillim.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/07/2023 00:36

    /ANA/,cfare kerkon,t'i detyrojme te paguajne per cadra e shezlong?! Vendi qe kane zgjedhur duket se eshte plazh publik dhe keta jane te ashtuquajtur turiste ekonomike qe nuk kane mundesi te paguajne rezorte,hotele e plazhe private,ose preferojne kete lloj menyre te te berit turizem.Po i detyrove te paguajne nuk te vine me,ose nuk te qendrojne gjate.Per mendimin tim jane mjaftueshem shpenzimet qe ata bejne te shitesit lokale per ushqime etj.

    Përgjigju
  • Ana: 23/07/2023 17:34

    Po qera per qendrimin paguajn ata aty ?se kudo ku shkon ne bote duhet te paguash apo prandaj i pelqen.

    Përgjigju
    • Liza: 23/07/2023 22:18

      Po këta gazetarët bëjnë sikur s'kanë parë të huaj me sy, sikur sapo kanë dalë nga diktatura kur i gjithë populli ka emigruar jashtë.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?