Plazhi i Talës me hapësirë për plazh publik, pushuesit: Mungon pastërtia

23 Korrik 2020, 17:33| Përditesimi: 23 Korrik 2020, 17:36

  • Share

Pushuesit ankohen se mungon pastërtia. Nëse kërkon hapësira të bollshme publike dhe distancim social, plazhi i Talës në Lezhë është zgjedhja e duhur.

Kjo zonë turistike është shumë pak e shfrytëzuar dhe e pacenuar nga ndërtimet. Më shumë se 12 km vijë bregdetare është në shërbim të pushuesve të cilët janë kryesisht ditor. Ata udhëtojnë nga Lezha, Kurbini apo Mirdita për të kaluar disa orë pranë bregdetit, pavarësisht se për shkak të pandemisë këtë vit numri i tyre është shumë i ulet.

“Është plazh shumë i mirë, i qetë, ajri i pastër. Njerëz nuk ka shumë. E rëndësishme është se ka plazh publik që nuk ka qenë vitet e tjera. Krahasim me vitet e tjera ka shumë pak njerëz. Ndikon edhe pandemia”, tha një pushues.

“Plazh ditor. Ne kemi vërejtje për ne publikun që nuk e mbajmë pastër. Bashkia duhet të vendose kosha. Tej përtej nuk ka kosh. Më pak njerëz. Sëmundja e ka bërë”, u shpreh një tjetër.

Pushuesit shprehen se këtë vit ka më shumë hapësirë për plazh publik, por mungon pastërtia.

“Pastërtia nuk është mirë. Vit për vit vijmë këtu, na shijon vendi. Ka më pak njerëz. Edhe ditë të diel bosh. Vjet nuk gjeje vend. Sivjet ka rënë. Ne na pëlqen rëra në Tale. Vij çdo vit”, thanë të tjerë pushues.

Nga viti në vit bregdeti i Talës po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, duke u kthyer një nga destinacionet e pëlqyera nga pushues vendas e të huaj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • anonim: 24/07/2020 08:14

    Per pastertine jane vete njersit fajtor qe i hedhin plehrat gjithandej ,kane te drejte te huajt qe thone aty ka shume plehra,ne fillim duhet te ndryshoje mentaliteti shqiptar qe cdo njeri te kujdeset vete per pastertine.

    Përgjigju
  • Bujari: 23/07/2020 19:45

    Mungojne trute thoni,,jo pastertia...

    Përgjigju
    • Staplerfahrer: 23/07/2020 20:28

      Vallaj i ke Ra pikes

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?