Sociale

Plazhi i Tales në Lezhë, destinacioni që po tërheq pushuesit vendas e të huaj: Një nga perlat e Veriut

7 Korrik, 11:08| Përditesimi: 7 Korrik, 12:15

  • Share

I ndodhur mes grykëderdhjes së lumenjve Mat dhe Drin, plazhi i Tales në Lezhë është kthyer këtë verë në një nga destinacionet më të preferuara turistike në bregdetin shqiptar.

Me një vijë bregdetare të gjërë dhe të pastër, kjo zone turistike po mirëpret çdo ditë mijëra pushues të cilët e kanë zgjedhur për të kaluar ditët e nxehta të korrikut.

Të ardhur nga zonat përreth, Tirana dhe Kosova, pushuesit thonë se pastëria e ujit e rërës, hapësirat e bollshme publike dhe qetësia janë, arsyet pse kanë zgjedhur plazhin e Talës për pushime verore.

“Ka një pastërti dhe qetësi. Edhe çmimet janë më të arsyeshme në krahasim me plazhet e tjera”, tha një pushues.

Rritjes së fluksit të pushuesve i janë përgjigjur edhe strukturat private. Gjatë viteve të fundit, në Tale janë shtuar ndjeshëm njësitë e akomodimit dhe shërbimit, duke ofruar një përvojë më të kompletuar për turistët vendas dhe të huaj.

“Talja është një nga perlat e bregdetit në Veri. Kemi frekuentues të ndryshëm përfshirë vendas, nga Kosova, por edhe nga vendet e Bashkimit Europian. Do ftoja të gjithë pushuesit që ta eksplorojnë sa më shumë këtë zonë”, tha Vivian Golemi, menaxher i një resorti.

Bregdeti i Talës është një ftesë për të gjithë ata që kërkojnë pushime larg zhurmës, me kosto të ulet në një ambient të pastër dhe të qetë.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?