Plazhi plot me pushues por në bregdetin e Vlorës nuk ka vrojtues! Ekspertja: Trajnohen vetë pronarët, nuk rri njeri në vendin e punës

29 Maj 2022, 16:54| Përditesimi: 29 Maj 2022, 16:57

  • Share

Vlora nis sezonin turistik pa kulla dhe roje vrojtimi. Pushuesit shprehen të shqetësuar për mungesën e vrojtuesve, ndërsa e kërkojnë si një domosdoshmëri sidomos për fëmijët dhe moshat e treta që janë më të rrezikuar.

Teksa sezoni turistik ka nisur, në Vlorë mungojnë vrojtuesit e plazheve. Në gjithë vijën bregdetare të bashkisë Vlorë, shfaqet e njëjta situatë. Në zonën e plazhit përgjatë Lungomares pushuesit shprehen se vrojtues plazhi nuk kanë parë edhe pse kjo është një domosdoshmëri sidomos për fëmijët dhe moshat e treta që janë më të rrezikuar.

“Këtu ka plazhistë, njerëz ka ndaj edhe shteti duhet të mendojë për këtë problemartkë”, thotë një banor.

“Ka edhe të moshuar, mund t’i bjerë ndonjë infarkt atje dhe të mbytet nga uji. Kështu që duhet të ketë një person”, tha një tjetër.  

Leneda Kamberaj, një trajnuese vrojtuesish plazhi shprehet se mungojnë të rinjtë që duan të trajnohen  për vrojtues.

“Janë shumë pak. Duhen më shumë vrojtues plazhi. Vetëm pronarët janë ata që janë trajnuar. Nuk ka të tjerë që të vijnë të trajnohen dhe të punësohen. Vende pune ka plot. Duke pasur eksperiencën e vitit të kaluar duhet thënë që kjo është arsyeja pse nuk keni parë ju njerëz që e bëjnë punën si vrojtues plazhi sepse është pronari ai që e bën kursin dhe asnjë nuk qëndron në vendin e punës”, tha ajo.

Kërkesat nga pronarët e plazheve  për vëzhgues janë të larta, nuk ka persona që kërkojnë te trajnohen, pavarësisht se rroga që ata do të marrin është e kënaqshme. Për rreth 170 plazhe për këtë vit janë trajnuar vetëm 20 vrojtues dhe këta janë pronarë plazhesh. Nga grykëderdhja e lumit Vjosa deri në Orikum, në një gjatësi rreth  50-60 km, funksionojnë rreth 170 plazhe.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 01/06/2022 01:15

    KA MBET PUNA PER VROJTUESIT,,,,SE DEBORATORET I KENI BERE,,,,MUTRAT I DERDHNI NE DET,,,RRUGET I KENI BERE SI SYTE E JUAJ,,,PELLEMB E E PALLAT,,,KUR DUHEJ TE KISHIT BERE HOTELE E RESORTE....UJE ME PIKATORE.....JU HENGERT MORTJA,,,,////

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?