Plazma e gjakut të pacientëve të shëruar, si ‘ilaç’ për të infektuarit me COVID-19

1 Prill 2020, 18:02| Përditesimi: 1 Prill 2020, 18:05

  • Share

Në Itali pritet të përdoret plazma e pacientëve të shëruar nga koronavirusi që kanë rezultuar të kenë një nivel të lartë antitrupash. Plazma do të përdoret për të sëmurët në gjendje të rëndë nga koronavirusi.

Ky është objektivi i protokollit të firmosur nga disa qendra shëndetësie të Mantovës dhe Pavias në Itali. Tani pritet vetëm miratimi i Institutit të Shëndetësisë Italiane.

Ky mjekim është pranuar tashmë edhe nga protokolli i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

OBSH bën me dije se plazma e gjakut të personave që e kanë kaluar COVID-19 përmban një përqindje të lartë të antitrupave në gjendje të luftojnë virusin.

Ky mjekim që është përdorur edhe më herët për të luftuar sëmundjet si SRAS dhe Ebola.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?