Plehrat e Durrësit përkohësisht në Sharrë, kryebashkiakja: Po bëjmë studime, brenda 6 muajve dalim me një zgjidhje

24 Qershor 2020, 16:20| Përditesimi: 24 Qershor 2020, 16:36

  • Share

Një zgjidhje e përkohshme është gjetur për plehrat e Durrësit. 'Ne kemi marrë një zgjidhje të përkohshme nga qeveria shqiptare për evadimin e mbetjeve nga Durrësi, duke qenë se Porto Romano është mbyllur dhe kemi një projekt ambicioz atje për t'u kthyer në park. Bashkia dhe qarku Durrës do të ndërmarrin hapat ligjorë për hartimin e planeve të studimit në mënyrë që këto plane të na japin rezultatet finale se cfarë do të ndodhë me mbetjet e Durrësit" tha kryetarja e bashkisë së Durrësit Emirjona Sako.

Bashkia e qytetetit bregdetar është ende duke gjetur një zgjidhje se cili do të jetë fati i mbetjeve urbane thotë kryebashkiakja e Durrësit. "Që do të thotë se do të kemi një landfill të ri në Durrës apo do i dërgojmë në Sharrë".

Në të dyja variantet do të jetë qeveria ajo që do të mbulojë një pjesë të mirë të shpenzimeve. "Ne do të kërkojmë sërish fonde te qeveria, pasi bashkia nuk ka mundësi që edhe një landifll të vetin ta bëjë vetë, por do të kemi një bashkëpunim. Besoj se brenda 6 muajve do të kemi një konkluzion" tha ajo.

Këtë të enjte do të zhvillohet mbledhja e këshillit bashkiak ku do të miratohet prishja e 12 objekteve. Pritet që të miratohet edhe procedura e rimbursimit të banorëve banesat e të cilëve kanë rezultuar DS2 dhe DS3 me qëllim nisjen e riparimit të banesave të dëmtuara.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • raul: 25/06/2020 08:14

    po gropat qe hap ujsjellsi ku te mundet ne qytet duke prishur rruget qe rrijne pastaj me vit nuk mund ti mbyllesh, po pustetat e ujrave te bardha tek l. 12 tek kopshti antikapateve qe jane bllokuar prej 10 vjetesh duke shkaktuar permbytje per 2 min. shi nuk mund ti rregullosh, po betonin ndares tek ura Dajlanit majtas kur del nga Durresi prane rrethit qe ka levizur nga vendi nuk mund te levizni. Beton ndares ka 2 vjet ne ate gjendje dhe sja vret syrin as kyetartit te bashkise, as policise rrugore, as prefektit, as n/kryetareve te bashkise duke prishur rende imazhin e nje qyteti turistik. Tek mbikalimi shkozet ka 2-3 muaj qe ujsjellsi ka hapur nje grope te madhe dhe akoma nuk eshte mbyllur , rruge nacionale. turp, bashkia ne Durres inekzistente.

    Përgjigju
  • Fatosi: 25/06/2020 00:44

    NUK MUND TE KETE FRYMEMARRJE DURRESI PA PRISHUR KOMPLET KENETEN,,EDHE TIRANEN E SHPETON SHEMBJA E KAMZES DHE PASKUQANIT ,, babrru ,,,NDRYSHE NUK KA ZHVILLIM......KA VETEM CECENLLEK...

    Përgjigju
  • opinioni: 24/06/2020 20:00

    turp turp per Durresin qe ska 1 bashki e kryebashkiak te sakte. Turp qe e kane betonizuar. Durrsaket meritojn me shume

    Përgjigju
  • Arifi: 24/06/2020 19:57

    Zgjidhja per durresin eshte nje incenerator ne zonen e kenetes dhe nje pike perpunimi inertesh ne po ate vend.,,dhe nje landfill..dhe nje deborator i madh ne zonen e plazhit ,,pa harruar shembjen e 8000 ndertesave ne plazhin durres-golem....

    Përgjigju
  • Shaban: 24/06/2020 18:38

    po deri tani cka bere bashkia dhe stafi qe paguhet rregullisht???

    Përgjigju
  • Po pse vetem 6?: 24/06/2020 16:33

    Gjashte muaj sjane gjo hic, pse nuk studjoni 12, 24, 36 muaj? Durresi eshte vetem pak me i vogel, si qark, se Kanadaja, per 6 muaj nuk e gjeni dot venin. Pasnej kerkimet duhen bere edhe ne det, jo vetem ne toke, ju keni fatin ti hudhni plerat ene me anije, me dash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?