Pirgje me mbeturina derdhen në shtratin e Vjosës, duke shënuar rekord ndotje. Pika më kritike është shënuar në Piskovës në Përmet. Në mungesë të kontejnerëve banorët i shkarkojnë mbeturinat urbane në këtë rrëpirë, të cilat më pas përfundojnë të gjitha në lumin e cilësuar si "perla e egër e Europës".
Ndotja masive e Vjosës duket se nuk ka shqetësuar kryebashkiaken e Përmet, Alma Hoxha, duke injoruar dhe planin kombëtar të qeverisë për pastrimin e territorit.
"Plehrat janë hedhur këtu se s'ka kosha që ti hedhin siç duhet. T'i vënë koshat këtu se kanë qenë 1 km larg qendrës së banuar. Nuk është vetëm ky vend ka shumë të tilla që hedhen kështu dhe përfundojnë në Vjosë, Kryetarja e Bashkisë nuk ka marrë masa për pastrimin e tyre dhe për vendosjen e koshave. Ka dhënë urdhër Rama por kryetarja e Bashkisë nuk e ka zbatuar".- thanë banorët.
Por banorët e Piskovës pranojnë se janë bashkëfajtorë, pasi disa kontejnerë që kohë më parë ishin vendosur në dalje të fshatit, tashmë janë shkatërruar.
"Këtu s'ka vend për kazanë se e kemi në derë të shtëpisë. Të vihen koshat se ne i kemi atje tej. Këto plehra 80 për qind është faji jonë dhe 20 për qind i bashkisë. Këto plehra kanë 30 vjet, se në kohën e Enverit nuk kishte. Koshat u vendosën aty tej por i hoqën njerëzit".- u shprehën ato.
Lumi Vjosë zë vend të rëndësishëm në jetën e përditshme të banorëve që jetojnë përgjatë brigjeve të tij për prodhimet bujqësore, por keqmenaxhimi i mbetjeve bën që të dëmtohet ekosistemi dhe shumëllojshmëria e peshqve.
Pika e forte e turizmit shqiptar eshte natyra. Me keto pamje, demtohet pikerisht imazhi i natyres se virgjer dhe te paster qe ka vendi... dhe promocioni i turizmit humbet vleren ..
Përgjigju