Siç po e shikoni ndodhemi pranë një masakre mjedisore! Këtu në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane të bashkisë Memaliaj, vendi quhet Mogile. Këtu është vendkompostimi i mebtjeve që vijnë nga gjithë bashkia dhe depozitohen në këtë vend. Largësia nga lumi Vjosa është 150 metra...
Djegia e mbeturinave është kthyer në një kërcënim serioz për banorët e fshatit Vasjar. Ajri dhe toka janë helmuar, ndaj po u ngordhin bagëtitë dhe dëmtohen të mbjellat.
“Jam banore e Vasjarit, këtu kanë sjellë gjithë mebturinat e gjithë fshatrave. Këto janë kancer, më kanë ngordhur 5 lopë. Shteti asnjë masë nuk ka marrë për këto mbeturina. Lopët më ngordhën 5 copë. Kam mbjellë 5 ha grurë që po shkon dëm, këtu kanë sjellë plehrat u bënë 5-6 vite, jemi ankuar disa here dhe prapë këtu i sjellin. Edhe fëmijët janë sëmurë i kam çuar në spital nga tymi i plehrave. Ne kërkojmë ti heqin nga këtu të mos i kemi afër tokës, se me këtë grurë ushqehemi. Është buka e gojës”, u shpreh nje grua.
“Jemi ankuar tek bashkia, na ngordhërn 3-4 lopë, tokat i kam me qira po na digjet dhe gruri dhe bagëtia na janë sëmurë. Ja nga pislleqet se hanë mebturina bagetite. Kam mbjell dhe grurë po do na digjet dhe gruri se e sjell era flaken ketej. Ose ti heqin nga ketu ose ta bëjnë me rrethim të merret një masë”, tha nje tjetër banor.
Banorët kanë akuzuar pushtetin vendor për këtë masakër mjedisore.
“Plehrat jane atje dhe kur digjen era bie tymin drejt fshatit. Këtë lagjen e kap më shumë”.
“Për ne është problem se e ndjejmë erën e rëndë. Të hiqen, të mos digjen aty këtë duam ne”.
“Po si nuk nuk është problem, plehrat duhet ti heqin, këtu i hedhin në rrugë, se s’ka kazanë, këtu djegin plot. Shqetësuese është shumë, I kemi thënë kryeplakut për të sjellë kazanë, por asgjë nuk është bërë”, thane te tjerë banorë të fshatit.
Inxhinieri i Mjedisit në Bashkinë e Memaliaj, Blenduart Çaushi tha se bashkia ka kontraktuar një firmë private që mbledh mbetjet urbane nëpër kontejner dhe i depoziton në Mogilë. Duke u shfajësuar për situatën emergjente, ai tha se policia duhet të gjejë zjarrvënësit.
“Bashkia jonë me firmë kontraktore bëhet pastrimi deri tek vendgrumbullimi. Kemi pas njoftime për zjarre autorët nuk dihen pasi firma nuk i vendos zjarret. Nuk dihet kush i vendos zjarret. Nuk është bërë denoncim nga banorët as nga firma, duhet ndjekur situata më konkretisht nga policia, të veprohet sipas ligjit”.
Vendgrumbullimi i Mogilës është i parrethuar dhe herë pas here plehrave u vihet flaka nga persona të paindetifikuar nga policia, duke shkaktuar ndotje alarmante.
Mirelaaa Kumbarooo Furgjiiì
Përgjigju