Sociale

'Plehrimi, krasitja dhe spërkatjet dimërore' - Emisioni 'Veri Jug' në Zall Herr të Tiranës

26 Janar, 14:44| Përditesimi: 26 Janar, 15:04

  • Share

Erdhi koha e krasitjes së pemëve, e ullinjve, e hardhive dhe e spërkatjeve dimërore.

Në një ditë dimri, emisioni 'Veri jug' është bërë pjesë e punës në njësinë administrative në Zall Herr, 15 kilometra  larg qendrës së Tiranës.

Personazh i reportazhit është agronomi i lartë Brahim Rasa që kujton bujqit dhe fermerët e vegjël disa nga punët në stinën e dimrit.

Reportazhi me titull “Plehrimi, krasitja dhe spërkatjet dimërore” realizuar nga gazetari Agim Pipa moderator i emisioneve 'Veri Jug' në Report Tv. 

Emisioni transmetohet çdo të dielë, premierë, ora 13.30

Ora 14:58
VIDEO/ Si bëhet krasitja e hardhive' - Emisioni 'Veri Jug'

Fatmir Grifsha fermer i vogël në fshatin Kallmet të Zall Herrit, demonstron krasitjen e hardhive dhe disa nga sekretet e kësaj pune. Rendimenti i pritshëm pas shërbimeve bujqësore, pritet të jetë i lartë.

Reportazhi me titull “Plehrimi, krasitja dhe spërkatjet dimërore” realizuar nga gazetari Agim Pipa moderator i emisioneve 'Veri Jug' në Report Tv. 

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?