Kultura

'Pleqëri me kusure' shfaqet premierë në Teatrin e Bylisit, me finesë përcillen mesazhe të forta për të moshuarit

31 Maj, 18:34| Përditesimi: 31 Maj, 18:40

  • Share

Publiku fierak mirëpriti premierën e komedisë “Pleqëri me Kusure”, me autor Odise Plakun dhe regji të Eljona Thomaraj.

Për aktorët Klajdi Marku, Astrit Hasani dhe Miola Sitaj, për 1 orë e 30 minuta mesazhet që u përcollën ishin pjesë e marrëdhënieve njerëzore në thjeshtësinë dhe vitalitetin e jetës. Për minuta të tëra ndodhitë brenda shtëpisë së Margaritës dhe Viktorit si dhe komshiut të tyre, Viktorit, ngacmuan spektatorin me shqetësimet, gëzimet, xhelozitë e moshës së vonë, të fshehtat, dyshimet , intrigat dhe më në fund një enigme që do të zgjidhet. 

Për autorin Odise Plaku dhe regjisoren Eljona Thomaraj gjithçka ishte një dinamikë mes profesionistësh.

Premiera e shfaqjes  “Pleqëri me kusure” apeloi shqip dhe ngrohtë për respektim dhe përkujdesje për moshën e tretë që me gjithë vështirësitë e të përditshmes kanë dëshirën për të pasur një jetë të lumtur dhe të qetë.

Xh.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?