Fotoja e publikuar nga Berisha ne Facebook

Politikë
Top 24

‘Pleqëria këtë punë paska’, komentuesi-Berishës: More në qafë ish-mbështetësin tënd!

8 Shtator 2018, 18:00| Përditesimi: 8 Shtator 2018, 18:06

  • Share

Përmes një fotoje të publikuar në rrjetin e social në FB, ish-kryeministri Berisha akuzonte se njëri prej të arrestuarve në Shkodër për ngjarjet e fundit kriminale ishte mik me deputetin e PS në Shkodër, Luan Harusha.

Në foto shihet Erogen Vaso Brajovic, deputeti Harusha dhe një ish-polic i RENEA-s në Shkodër. Por në reagimet e shumta në këtë postim, bie në sy komenti i një qytetari shkodran, i cili nxjerr blof ish-kryeministrin. Dritan Nurja shkruan se ish-polici ka qenë mbështetës i Berishës, i cili ka kërkuar azil politik në Amerikë.



 

Statusi i Sali Berishes


Reagimi i komentuesit Dritan Nurja ne statusin e Sali Berishes
O Salë, po tallesh ti me njerëzit apo po tallen njerëzit me ty? Gen Vasoja njihet si biznesmen I suksesshëm në Shkodër. Ka blerë makinë të blinduar për të mbrojtur vetën, tani e fusin brenda; për atë qenka mafioz? Edhe ky shefi (ish-polic i thjeshtë që ka dhënë dorëheqjen nga RENEA) ka qenë mbështetës i juaj. Ti e qarkuar me të zezë në foto, ka kërkuar azil politik në Amerikë. Ka një vit që ka lënë punën sepse e kërcënojnë ata që ka futur në burg dhe shteti nuk e merr ne mbrojtje.

Fotoja është bërë në Neë York dhe ky ish-polici punon kamarier te ai lokali. Keta janë shkodranë të dy, e u është bashkuar për të ndejtur pak . I njoh unë, pi kafe shpesh aty. Ke filluar tu biesh ndesh edhe mbështetësve tu tani? E more në qafë njeriu sepse ka kërkur azil politik atje. Pleqëria këtë punë paska


 

Komento

Komente

  • Hinglateri: 08/09/2018 21:50

    Berisha nuk ngopet duke ngrene mu*!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?