Ekonomi

P/ligji/ Krijohet Korporata e Investimeve, menaxhon projektet e mëdha

17 Janar 2019, 07:45| Përditesimi: 17 Janar 2019, 07:46

  • Share

Një projekligj, që ende nuk është miratuar në qeveri, por është hedhur për diskutim me grupet e interesit, ka të bëjë me synimin për të krijuar një institucion të ri, detyra e të cilit është të menaxhojë pronat e shtetit nëpërmjet projekteve me interes kombëtar.

Korporata e Investimeve Shqiptare parashikohet që të krijohet si shoqëri tregtare, me pronar shtetin, por ku edhe Institucionet Financiare Ndërkombëtare të Zhvillimit mund të zotërojnë aksione. Objekti i veprimtarisë së Korporatës është, sipas rastit, hartimi, analizimi, koordinimi, menaxhimi, përfaqësimi, financimi, zbatimi dhe mbikëqyrja e projekteve.

Sipas këtij drafti, kur Korporata identifikon prona shtetërore me interes për të realizuar projekte investimi, i propozon Këshillit të Ministrave, transferimin e tyre tek Korporata. Me transferim kuptohet kalimi i të drejtës së përdorimit dhe/ose i të drejtës së pronësisë të pronave shtetërore nga pushteti qendror ose vendor tek Korporata.

Për zhvillimin dhe zbatimin e një projekti investimi, Korporata mund të mbështetet nga Shteti me infrastrukture ndihmëse, të tilla si: rrugë, ujësjellës, kanalizime, energji elektrike dhe telekomunikacion.

Korporata përjashtohet nga rregullat e prokurimit publik. Procedurat dhe rregullat e prokurimit të veçantë sipas kësaj pike, përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me praktikat më të mira të Institucioneve Financiare Ndërkombëtare të Zhvillimit.

Komento

Komente

  • redu: 17/01/2019 16:17

    Korporata qe do "ruaj " prinat e shtetit duke ja dhene PPP . Ekonomi lesh arapi , prandaj nuk mblidhen sic duhet tajsat ne buxhet . Ministrua e rkonomise dhe Finanancave duhet te hete kontrilluesha e tyre , jo krijo burikraci koti . Model ekonomik i tipit timonieri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?