Partia Lëvizja e Legalitetit ka marrë në “mbrojtje” Aulon Kalanë pas rrëzimit të kërkesës së tij për rinumërim të votave preferenciale në Durrës me argumentimin se duhet të ankimojë në emër të subjektit politik. PLL ka bërë kërkesë në KQZ për rinumërimin e votave në qarkun Durrës.
Kjo lëvizje vjen pasi një ditë më parë u rrëzua kërkesa e Partisë Balli Kombëtar Demokrat, e cila pretendoi për parregullsi në numërim të votave të kandidatëve të opozitës, mes të cilëve edhe Aulon Kalaja.
“E paraqesim këtë kërkesë sot, me qëllim që të marrim pjesë në shqyrtimin e ankimit të depozituar nga z. Aulon Kalaja, kandidat për deputet në qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara me datë 11 maj 2025”, thuhet në ankesën e PLL-së.
Në ankesë thuhet se Partia Lëvizja e Legalitetit mori pjesë në zgjedhjet e 11 majit si pjesë e koalicionit PD-ASHM, dhe brenda listës shumëemërore të Durrësit, janë përfaqësuar nga Aulon Kalaja nën siglën e partisë së tyre.
“Në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara ne kemi qenë pjesëmarrës me anë të një koalicioni të gjerë partish politike. Rezultati zgjedhor padyshim që cenon të drejtat tona si parti politike por edhe të drejtën për t’u zgjedhur. Lista e kandidatëve për deputet, depozituar nga koalicioni në momentin e regjistrimit, ka qenë një listë e përbashkët e koalicionit dhe jo një listë e mëvetshme e PD. Në atë listë, në qarkun e Durrësit ne jemi përfaqësuar nga kandidati Aulon Kalaja”, thotë PLL.
“Nga dokumentet e kandidimit do të rezultojë se në listën e kandidatëve të qarkut Durrës kemi kandidat të propozuar për koalicionin nga partia jonë, konkretisht z. Aulon Kalaja”.
Duke përmendur disa kuti ku pretendojnë se ka pasur parregullsi, shkelje që sipas të cilëve i kanë evidentuar edhe nga pamjet filmike. Ndaj kërkojnë që të pranohet kërkesa e tyre, të shfuqizohet vendimi për rezultatin e tabelave përmbledhëse si dhe të rinumërohen kutitë e votimit.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente

ste ka trajnuar fare profesori o aulon djali
Përgjigju