Kronikë
Top 24

Pllaka dhe kangjella të shkulura, ja çfarë la pas protesta/ Veliaj: S'i përulemi dhunës! Çdo gjë xixë për nesër

16 Mars 2019, 16:25| Përditesimi: 16 Mars 2019, 18:40

  • Share

Pllaka të shkulura, kosha në flakë dhe mbeturina të hedhura ngado ishte pamja që la pas protesta e opozitës ditën e sotme.  Si në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë godinës së Kryeministrisë ashtu edhe tek parlamentit, mbeturinat dhe bidonët e ujit ishin hedhur kudo në rrugë, ndërkohë që nuk mungonin dhe pankartat me slogane politike të hedhura ngado nëpër shesh.

Situata më e rëndësuar është tek godina e parlamentit, ku protestuesit e dhunshëm shkulën edhe pllakat dekorative të pedonales duke i hedhur në drejtim të policisë, ndërkohë që u shkulën edhe tabelat e sinjalistikës. Dëmtime pati edhe në shtyllat e ndriçimit, në rrethimin e jashtëm të parlamentit si dhe në lulishtet përreth.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar duke dënuar dhunën e ushtruar nga protestuesit, ndërsa ka siguruar qytetarët se çdo gjë do të riparohet në kohë rekord që të jetë gati për festimet e nesërme për Ditën e Verës.

“Tirana nuk i përulet dhunës! Kurrë! Çdo gjë xixë për nesër. Tirana nuk ndalet. Unë nuk e di si i mbani qytetet prej nga vini çdo muaj për ekskursion dhune, por Tirana jonë kurohet me shumë mund e nuk e pranon këtë lloj bullizmi primitiv.

Do pastrohet e meremtohet në kohë rekord sot, që nesër të jetë gati për Ditën e Verës e për gjithë qytetarët e vërtetë”, theksoi Veliaj. Ndërmarrja e pastrimit ka nisur pastrimin e mbeturinave që lanë pas protestuesit dhe rregullimin e dëmeve.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • sefa: 17/03/2019 07:40

    miushi provokues, nuk ndalon asnjehere se foluri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?