Një tjetër hap hidhet në drejtim të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese. Report Tv mëson se pas përfundimit të kontrollit mbi kandidatët, Këshilli i Emërime në Drejtësi ka marrë vendimin për të dërguar brenda dy javësh në Kuvend dhe Presidencë tre emrat e të kualifikuarve për të vazhduar garën. Kjo procedurë pritet të zhbllokojë ngërçin në Kushtetuese.
Deri më tani vetëm tre kandidatë plotësojnë kriteret, Sonila Bejtja, Altin Binaj dhe Aleksandër Toma, që ishin miratuar më herët. Presidenti dhe Parlamenti tashmë duhet të përzgjedhin nga një emër nga lista me 3 kandidatë të propozuar nga KED për të plotësuar vakancat për Gjykatën Kushtetuese.
Kujtojmë se në mbledhjen e fundit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidimin e 3 gjyqtarëve për 2 vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Bëhet fjalë për Aldona Sylajn, Ardita Bunën dhe Shaqir Hasanajn të cilët ishin kandidatët për vakancën e shpallur nga Presidenti. Ardita Buna ishte njëkohësisht kandidate për vakancën shpallur nga Kuvendi.
Prej kohësh, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, nuk ka reshtur se apeluari për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese në vend. Ambasadorja Kim bën thirrje që palët të lëvizin me urgjencë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese para datës 31 dhjetor.