Kronikë

Në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të zgjidhesh nëse ke mbajtur pozicione drejtuese në një parti politike 10 vitet e fundit, KED miraton formularin

25 Tetor 2021, 09:12| Përditesimi: 25 Tetor 2021, 11:47

  • Share

Nga kandidimi për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese përjashtohen të gjithë ata persona të cilët kanë mbajtur një pozicion drejtues në një parti politike në 10 vitet e fundit, nga data e kandidimit.

Kështu thuhet në formularin e miratuar nga KED, të siguruar nga Report TV. Nuk do të mund të kandidojnë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese ata që kanë qenë kryetar të një partie politike, sekretar, anëtar kryesie, kryetar dege, sekretar dege apo në këshill drejtues.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka  3 vakanca, ku nga 9 gjyqtarë që duhet të ketë, është kompletuar vetëm me 6.  Ndërkohë është edhe kryetarja Vitore Tusha të cilës i ka përfunduar mandati. Tusha është ndërkohë në detyrë, në pritje të pasuesit që do të jetë një nga tre vakancat.

Formulari

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?