Tirane- I akuzuar se doli nga rreshti i rebelëve opozitarë, dhe se bashku me kolegun e partisë së tij, Gëzim Ademajn, i dhanë legjitimitet mazhorancës duke plotësuar kuorumin për të vijuar seancën plenare të 3 tetorit, Nusret Avdullaj, shuan zërat për një pazar mes PS-së dhe PDIU-së.
Nga Fieri, deputeti i kësaj force politike, thotë se ka bërë vetëm detyrën për të marrë pjesë në seancën plenare të Kuvendit, teksa deputetët e opozitës përlesheshin para godinës.
“Thjesht bëmë detyrën për të cilën jemi mandatuar. Shkuam atje, pamë një lloj përplasje, kemi ndenjur indiferentë rreth 20 minuta. As nuk dinim gjë se kishte 69, as nuk dinim gjë që kishte 73. Që ne si subjekt politik PDIU asnjëherë nuk kemi bërë një votim politik për tu rreshtuar në anën e Partisë Socialiste. Kemi votuar ligjin, po pa diskutim, por ka votuar dhe PD-ja.”
Që PDIU nuk është në të njëjtën linjë me demokratët kur vjen puna tek aksioni për “Çështjen Salianji”, këtë e tregoi prezenca e dy deputetëve në seancë, por deputeti Avdullaj shkon përtej kësaj kauze, kur thotë se aleanca me Partinë Demokratike nuk ka funksionuar kurrë.
“Kjo është një dilemë e madhe tashti të komentojmë vendimet e drejtësisë. Mendimi im është vendim i gabuar. Që në momentin që filluam parlamentin brenda Partisë Demokratike kjo aleancë ka qenë inekzistente.”
Aksion pa asnjë efekt pozitiv për opozitën e cilëson edhe deputetja e PD-së Flutura Açka, e cila të enjten mbeti jashtë parlamentit për shkak të bllokimit të dyerve nga kolegët e saj.
Nëse në 2025-ën, PDIU do të bashkëpunojë ose jo me sërish me PD, Deputeti Avdulla thotë se është ende herët për ta përcaktuar, ndërsa Flutura Açka e cila është distancuar nga dy grupimet kryesore të PD-së Basha-Berisha, flet për një lëvizje të re para zgjedhjeve së bashku me Enkelejd Alibeajn.
S aper bese te Camit nuk kane mbetur ta gjykoni ju me komente! Mow pergjithsoni komunitetet! Camer jane njerez punetore dhe me besnik se sa e mendoni! Jane shqiptare te gjithe nga Vermoshi deri ne Komispol, po mentaliteti juaj e ndan shqipwrine! Me brockulla...
PërgjigjuJo mo shkoni me berishen vetem se ateher nderroni emrin e partise nga PDIU ne pbdnj apo omonia si quhen ato grupet kriminele me vangell dullen e beller kriminelin ne krye, pastaj nuk e kuptoj se si keni qendruar ne koalicion me keta kriminel lu pos grekeve ka edhe serb siq eshte krimineli fazlliq kshilltar spécial per siguri kombetare i sali berishes, a e keni pyetur ndoj her se per çfar sigurie kombetare e ka kshilluar serbi sali berishen, apo pse sali berisha mbeshtet vrasesin e ushtareve shqiptar kriminelin belleri, sidoçoft me mir vone se kurre thot populli.
Përgjigjuti nuk je deputet, ti je thjeshte pazar, shites i vullnetit te qytetareve, turp e mjere ne dore te kujt ka mbete me be politike, ne doren e cdo lloj cami
PërgjigjuKur kane patur ndonjehere bese Çamet qe te kene kete here??
PërgjigjuAshtu sic keni ju shqiptaret qe e ndrroni pllaken kur bliheni per nje thes miell. Rraca me e pabese dhe me e pafe e ballkanit!!