Plumba punonjësit të IMT në Tiranë, Muça u përlesh fizikisht dhe ofendoi inspektorin! Deklarata gjatë arrestimit: Këta kriminelë duhen vrarë të gjithë

14 Gusht 2022, 12:01| Përditesimi: 14 Gusht 2022, 21:16

  • Share

Qani Muça, i arrestuar pasditen e djeshme pasi tentoi të vrasë inspektorin e mbrojtjes së territorit në bashkinë Tiranë, do të përgjigjet para drejtësisë për  dy akuza. Ajo e armëmbajtjes pa leje dhe tentativës së vrasjes për shkak të detyrës ndaj inspektorit Ilirjan Gavelli. Sipas dosjes së siguruar nga Report Tv Muça afro 30 minuta pasi i është prishur banesa në zonën e “Ali Demi” i është drejtuar me fjalë fyese Gavellit dhe më pas ka nxjerrë pistoletën që mbante në brez dhe e ka qëlluar në bark. Madje gjatë arrestimit ai u ka thënë punonjësve të policisë së 'këta (punonjësit e IMT) duhen vrarë të gjithë se janë kriminelë'.

Në dëshminë e tij Ilirijan Gavelli shprehet se sapo ka parë Muçën që ka nxjerrë nga brezi pistoletën i është hedhur me trup për ta neutralizuar por pa mundur do ta ndal që ai të shkrepi armën. Qani Muça rezulton se ka qëlluar dy herë me armën e tij pistoletë ku plumbi i dytë ka kapur një automjet të parkuar aty duke i shkaktuar dëmtime në derën nga ana e shoferit.

Arrestimi i Qani Muçës është bërë nga forcat e komisariatit numër një të cilat kanë qenë në vendngjarje duke menaxhuar trafikun, ndërsa trupat e diskoluara për procesin e prishjes së objekteve ishin larguar pak minuta para se të shkrepej arma.

Sipas dosjes së siguruar nga ReportTv prokuroria kërkon ndaj Muçës caktimin e masës së sigurisë arrest në qeli deri në përfundim të hetiemve të cilat po ndiqen nga prokurori Enklid Gjini. Nga hetimet e provat materiale ka qëlluar dy herë me armë pistoletë. Një plumb ka kapur Gavellin duke kaluar tej përtej në bark e një plumb një mjet të parkuar aty. Të shtënat me armë e konflikti fizik ka ndodhur pasi është prishur banesa.

Kujtojmë se Qani Muça, 52-vjeç plagosi me armë zjarri inspektorin e IMT-së pasditen e së premtes  pasi i shembën shtëpinë, ai ka qenë i dënuar në vitin 2017 për dhunë në familje. Muça shkaktoi panik në kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo” pasi mori armën e zjarrit dhe qëlloi inspektorin me plumb në bark. Qani Muça, i cili plagosi inspektorin e IMT-së Ilirjan Gavelli pasi ky mori vendimin për t’i shembur banesën, ka qenë në gjendje të dehur gjatë aktit të kryer. Për këtë, akuza që rëndon ndaj tij është “Vrasje në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë”.

Ora 21:11
Sherri në Tiranë për shembjen e banesës, një prej plumbave përfundoi te mjeti i parkuar! Shoferi shpëtoi për fat

1660504145_WhatsAppImage20220814at8.57.11PM.jpeg

Qani Muça, pronari i banesës që u shemb në Tiranë për rrethrrotullim mori armën për të qëlluar inspektorin e IMT pasi nuk ishte dakord me vendimin. Report Tv bëjnë me dije se një plumb prej plumbave ka përfunduar në derën e një mjeti të parkuar, në anën e shoferit. Por për fat, shoferi ka qenë në një kafene dhe nuk ka pësuar dëmtime.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lani: 15/08/2022 08:21

    Me dhunë u ndërtua e me dhunë do prishen keto ndërtesa. Kush mendon se është padrejtësi të shkojë në gjykatë.

    Përgjigju
  • Lala: 14/08/2022 19:44

    Njoni Thot I lumte Dora tjetri I Thot shpellar.para se te dilni ne konkluzion bejini vetes disa pyetje...a ishte me leje shpija .a I ishte dhen ndonje zgjidhje qaniut.cfar do ndertohet ne ate vend dhe PSE prishje selective e vetem asaj shpija.se QE ta dini juve Ka nje vkm leshi QE per interes publik lali eri te prish shtepin me letra edhe po sishe dakort me cmimin QE I do b*tha atij....e Mo's harroni QE Vendi Ku bashkia fiton me shum e Ku abuzohet Jan tenderat e rrugeve .mbasi te merrni vesh disa nga keto pyetje Shani mallkoni OSE pergezoni.popull dele

    Përgjigju
    • Luani: 15/08/2022 11:07

      Dhe sipas teje, gjithësecili ka të drejtë të bëjë vetëgjyqësi. Të armatosemi të gjithë, të formojmë banda sa më të mëdha dhe të luftojmë të gjithë kundër të gjithëve. Kjo është zgjidhja? Kështu bëhet Shqipëria?

  • Melamin: 14/08/2022 16:52

    Leket qe ke harxhu per armen, t'i kishe harxhuar per nje avokat te mire, te pakten kishe shprese per demshperblim. Gjynaf ti, gjynof i shkreti punonjes shteti. Edhe ne qe jetojme ketu.

    Përgjigju
  • Tani: 14/08/2022 15:48

    Ta bejn borxh keta punojsit e shtetit. Te tgjithe ajdut edhe arogant

    Përgjigju
  • kiras: 14/08/2022 15:18

    sa keq qe se paska vra

    Përgjigju
    • Cubi: 14/08/2022 16:54

      More funderrina e llogaritni jeten njerzore as sa nje zog pule. Qener te mbledhur pran shqupit. O shpellar jemi ne shekullin e 21 sjemi ne vitet 1945. Komplet jasht realitetit.

  • Vango: 14/08/2022 14:12

    I lumshin duart. Sepse keta te IMT-s bashke me keta te Policise godasin popullin dhe jo mafia dhe bossat

    Përgjigju
  • Beni: 14/08/2022 13:44

    Dakort ishe I pire dhe e bere!Tani do vesh te regjimi blis 41 te cpiesh nje here e mire per tere jeten

    Përgjigju
  • +×÷=: 14/08/2022 13:10

    Mos u nxitoni me sha,nese dikush te shem shpine si gjane ma te shejte per njeriun(edhe per rregullim qyteti)nuk te jep asnje lek dhe nuk te gjen shpi tjeter per familjen(kjo nuk nodh ne Evrope) ku gjithcka e ke ndertu me djerse,menojeni sikur ky problem te kishte nodhe me shpine tane manej jep menim ca do kishe ba ti konkretisht????????????????

    Përgjigju
  • Taqi Raqi: 14/08/2022 12:15

    Ore po shum mir ja ka bo Qani Qeni Muti që i ka gjujt po polici öeshit ku i kishte duart pse se vrau si qen Qenin Muça. Që është jayhqitja e kombit kto lloi fundrinash që na i bëri peshqesh krimineli hajdut Sali Bajga burri më pis në historin e Shqipris.

    Përgjigju
    • Cubel breca: 14/08/2022 16:58

      Po mir mo taqke po jan shtuat kaq shum se mar vesh. Ah cna ka ber ai sali qeni. Sa mbrapa na ka len ky qen.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?