Më shumë se gjysma e të pandehurve në procesin “Plumbi i Artë” kanë kërkuar veçim të çështjes nga pjesa tjetër, për shkak se nuk kanë kryer vepra të rënda penale.
Në mesin e të pandehurve që kërkojnë veçim të çështjes janë Agim Gjini, Gentian Sharra, Ardian Uzuni, Albert Pashaj, Xhulian Hoxha e Ilirian Feçi, të cilët thonë se nëse çështja veçohet ata kanë mundësinë të kërkojnë gjykim të shkurtuar.
Seanca e radhës u caktua me datë 28 qershor, ku trupa gjykuese do të shprehet për kërkesën e të pandehurve.
Në seancën e kësaj të premte, të pranishëm në sallë ishin disa nga të pandehurit, mes të cilëve Nuredin Dumani, Besian Xhixha, Skerdi Tase, Ardian Uzuni, Albert Pashaj, Gentian Shala, Ilirian Feçi, etj.