Kronikë

Plumbi i artë/ Dështon dëshmia e Erjon Alibejt, munguan 3 avokatët

3 Qershor, 11:06| Përditesimi: 3 Qershor, 11:22

  • Share

Ka dështuar në Gjykatën e Posaçme vijimi i dëshmisë së Erjon Alibej në seancën Plumbi i Artë.  Shkak u bë mungesa në sallë e 3 avokatëve.

Prokuroret e SPAK kërkuan masa administrative për mbrojtësit ligjore pasi janë bërë pengesë për zhvillimin e seancës. Seanca e radhës do të zhvillohet të enjten e 5 qershorit.

Pas Nuredin Dumanit, edhe Erion Alibej një tjetër bashkëpunëtor i drejtësisë po hedh dritë mbi ngjarjet kriminale në qytetin Elbasanit, të cilat kanë prodhuar dhjetëra viktima mes tyre edhe të avokatit Ravik Gurra në mars 2019. Për 7 orë, Erjon Alibej rrëfeu më 29 maj konfliktet me grupet në këtë qytet ndërsa vrasja e avokatit hodhi dyshime se mund të jetë bërë nga grupi i Suel Çelës. SPAK ka nisur verifikimet mbi këto deklarime.  

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/06/2025 03:15

    Mungonin qe te tre! Me fjale e kane bere qe te mungonin?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?